• e shtunë, 23 nëntor 2024

AKSIOS: Drejtori i CIA-s nesër do të udhëtojë për në Paris për shkak të bisedimeve për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë

AKSIOS: Drejtori i CIA-s nesër do të udhëtojë për në Paris për shkak të bisedimeve për lirimin e pengjeve të mbetura në Gazë

 Uashington, 22 shkurt 2024 (MIA) - Drejtori i CIA-s Villiam (Bill) Bërns pritet të arrijë nesër në Paris për bisedime me autoritetet e Katarit, Egjiptit dhe Izraelit për përpjekjet për arritjen e marrëveshjes për lirimin e pengjeve që i mban lëvizja palestineze Hamas në Gazë, njoftoi ueb-faqja informative Aksios, duke cituar dy burime.

Përfaqësues të administratës së Xho Bajdenit kanë për qëllim të arrijnë marrëveshjes para fillimit të Ramazanit për më pak se tre javë për të siguruar armëpushim të përkohshëm gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit.

Çështja kryesore rreth të cilës nuk ka pajtueshmëri është në lidhje me numrin e të burgosurve palestinezë që duhet të lirohen në këmbim për pengjet dhe metodologjia për zgjedhje të individëve për fazën fillestare të një marrëveshjeje të mundshme në tre hapa.

Ndryshe, Bërns më parë ishte dërguar personalisht nga presidenti amerikan Xho Bajden për të negociuar për lirimin e pengjeve në Kajro, më 13 shkurt. Atje ishin edhe kreu i shërbimit të intelegjencës izraelite Mosad, Dejvid Barnea, drejtori i agjencisë izraelitë të sigurisë, Shin Bet, Ronen Bar, si dhe kryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme të Katarit, sheiku Mohamed bin Abdulrahman Al Tani. Në fund të muajit të kaluar, pas negociatave në kryeqytetin francez, me ndërmjetësimin e përfaqësuesve zyrtar të SHBA-së, Egjiptit, Katarit dhe Izraelit u arrit një marrëveshje kornizë. Qëllimi ishte të lehtësohet lirimi i pengjeve dhe të shpallet një pauzë gjashtëjavore në armiqësitë. ls/ 

Foto: Arkiv 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR