Aksios: Bajdeni sot do të bisedojë me Netanjahun për veprimet ushtarake kundër Iranit
- Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot planifikon bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu me të cilin do të bisedojë për veprimet potenciale ushtarake kundër Iranit, publikoi Aksios, duke cituar tre përfaqësues amerikan.
- Post By Sara Ademi
- 08:22, 9 tetor, 2024
Uashington, 9 tetor 2024 (MIA) - Presidenti amerikan Xhozef Bajden sot planifikon bisedë telefonike me kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu me të cilin do të bisedojë për veprimet potenciale ushtarake kundër Iranit, publikoi Aksios, duke cituar tre përfaqësues amerikan.
Sipas burimeve anonime në të cilat referohet portali amerikan, SHBA dëshiron ta shfrytëzojë këtë bisedë për të bërë përpjekje të ndikojnë në përgjigjen e Izraelit ndaj provokimeve iraniane.
"Duam të bindemi se Izraeli sulmon objektiva në Iran të cilat janë të rëndësishme, por jo në mënyrë disproporcionale", tha një funksionar amerikan.
Shtëpia e Bardhë nuk u përgjigj në kërkesën për koment mbi akuzat.
Irani javën e kaluar lëshoi raketa drejt Izraelit, por në sulm nuk kishte viktima. Uashingtoni e quajti sulmin "joefikas", ndërsa Netanjahu paralajmëroi se "armiku më i madh i Izraelit, Irani do të paguajë për sulmin me raketa, që i rrit frikat nga lufta më e gjerë në rajon.
Amerika dhe aleatët tjerë i bënë thirrje Izraelit për armëpushim në Gaza dhe Liban, por Izraeli zyrtar njoftoi se do të vazhdojë me operacionet ushtarake derisa izraelitët nuk janë të sigurtë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s