• e shtunë, 06 korrik 2024

Aksion për pastrimin e zonës prapa ndërtesës së RTVM-së

Aksion për pastrimin e zonës prapa ndërtesës së RTVM-së

Shkup, 27 gusht 2023 (MIA) - NP "Higjiena Komunale" - Shkup dhe NP "Parkingjet e qytetit" këtë fundjavë kanë realizuar aksion të përbashkët për pastrimin e përgjithshëm të hapësirës prapa ndërtesës së RTVM-së, e cila përfshinte rrugën përgjatë kejit të lumit Vardar, përkatësisht shtrirja nga bulevardi "Kërste Misirkov", parkingu prapa QKR-së, deri te parkingu i madh në hyrje të objektit të MPB-së.

Siç informojnë nga NP Higjiena Komunale, është kryer heqja e disa deponive më të vogla të egra, fshirje manuale dhe makinerike, si dhe larje me makinë të gjithë zonës me autocisternë.

"Në kuadër të aksionit janë grumbulluar rreth 10 metër kub mbetje të hedhura në hapësirat publike dhe të trafikut, kumtojnë nga NP "Higjiena Komunale". ls/

Foto: NP Higjiena komunale

QËNDRONI TË LIDHUR