• e shtunë, 23 nëntor 2024

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

Aksion për pagesën e borxheve të ujit pa llogaritje të interesit deri më 31 korrik

Shkup, 22 korrik 2024 (MIA) - Ndërmarrja Publike "Ujësjellësi dhe Kanalizimi" - Shkup i njofton qytetarët e qytetit të Shkupit, se vijon aksioni për pagesën e borxheve pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar. Aksioni  për persona fizikë dhe juridikë filloi prej datës 20 qershor, ndërsa do të zgjasë deri më datën 31 të këtij muaji.

"Ju bëjmë thirrje të gjithë shfrytëzuesve të cilët kanë borxhe të mbetura në këtë periudhë të aplikojnë për lidhjen e marrëveshjeve për pagesën e borxheve në më së shumti 48 këste për persona fizikë dhe 24 këste për persona juridikë, varësisht lartësisë së borxhit, pa llogaritje të interesit për pagesë të vonuar. Vendimi për zbatimin e aksionit për pagesën e borxheve të mbetura pa llogaritje të interesit nuk vlen për organet e pushtetit shtetëror dhe lokal dhe organet e tjera shtetërore të themeluara në bazë të Kushtetutës dhe me ligj dhe institucioneve të cilat kryejnë veprimtari me interes publik. Pas skadimit të kësaj periudhe vendimi nuk vlen më", njoftojnë nga NP "Ujësjellësi dhe Kanalizimi". 

Për çdo informacion shtesë për shërbimet e NP Ujësjellësi dhe Kanalizimi - Shkup kontaktoni në: 02 3073 010, Qendrën Informative Kujdestare; 02 3240 300, Drejtori;kontakt@vodovod-skopje.com.mk; www.vodovod-skopje.com.mk; www.facebook.com/jpvodovod.skopje. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR