Aksion për grumbullimin e mbeturinave në parkun kombëtar Mali Sharr
- - Në organizim të Parkut Kombëtar Mali Sharr dhe Klubit të Alpinistëve të Tetovës, sot është realizuar aksioni për grumbullimin e mbeturinave të hudhura në shtrirjen nga fshati Bozovcë deri në në Gajre. Nga parku kombëtar bëjnë të ditur se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe nesër, në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.
- Post By Fitore Curri
- 22:28, 7 maj, 2023
Tetovë, 7 maj 2023 (MIA) - Në organizim të Parkut Kombëtar Mali Sharr dhe Klubit të Alpinistëve të Tetovës, sot është realizuar aksioni për grumbullimin e mbeturinave të hudhura në shtrirjen nga fshati Bozovcë deri në në Gajre. Nga parku kombëtar bëjnë të ditur se aktivitete të tilla do të vazhdojnë edhe nesër, në rrugën Tetovë-Kodra e Diellit.
"Masiviteti na tregoi se si Mali Sharr duhet me vepra. Vazhdojmë nesër me aktivitetin për grumbullimin e mbeturinave përgjatë rrugës nga Kodra e Diellit për në Tetovë. Duar shtesë dhe vullnet i mirë janë gjithmonë të mirëseardhura, shifemi në 09:30 te parkingu i teleferikut në Tetovë", njoftuan nga PK Mali Sharr.
Grumbullimin e mbeturinave do ta organizojnë të punësuarit e institucionit publik Parku Kombëtar Mali Sharr, ndërsa është njoftuar pjesmarrje e të punësuarve të ELEM TURS, studentëve të Universitetit të Tetovës, vullnetarë dhe përkrahje nga NPK Tetovë. fc/
Fotografia: Parku Kombëtar Mali Sharr