• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aksion për dhurimin e gjakut në Kuvend

Aksion për dhurimin e gjakut në Kuvend

Shkup, 19 shtator 2024 (MIA) - Në bashkëpunim të Institutit për Mjekësi Transfuzive dhe Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut, sot në Shtëpinë Ligjvënësve u mbajt aksioni i dhurimit të gjakut, në të cilin deputetët dhe shërbimi parlamentar dhuruan gjak.

"Gjatë ditës së sotme, gjak ka dhuruar edhe Kryetari i Kuvendit Afrim Gashi, i cili në të njëjtën kohë e ka mirëpritur këtë veprim human dhe fisnik me shpresën se do të kthehet në traditë", thuhet në kumtesën e Kuvendit.

Përmes kësaj fushate të dhurimit të gjakut, Kuvendi tregoi përpjekjen dhe përkushtimin e tij në avancimin e përgjegjësisë shoqërore korporative. sa/

Foto: Kuvendi

QËNDRONI TË LIDHUR