• e premte, 05 dhjetor 2025

Aksion i përbashkët i KE-së dhe Qeverisë - Koçani 2030, për rikonstruimin e objekteve infrastrukturore, siç është spitali i Koçanit, njoftoi Mickoski

Aksion i përbashkët i KE-së dhe Qeverisë - Koçani 2030, për rikonstruimin e objekteve infrastrukturore, siç është spitali i Koçanit, njoftoi Mickoski

Shkup, 28 maj 2025 (MIA) - Kryeministri Hristijan Mickoski njofton një aksion të përbashkët mes Komisionit Evropian dhe Qeverisë - Koçani 2030, për rikonstruimin e objekteve infrastrukturore, siç është spitali i Koçanit, por edhe shkolla, salla sportive, parqet dhe infrastruktura rrugore.

Për këtë plan Koçani 2030, siç theksoi kryeministri Mickoski, është biseduar me kryetaren e KE-së, Ursula fon der Lajen.

"Me kryetaren e KE-së biseduam të kemi një aksion të përbashkët, të bëjmë një plan të qartë për Koçanin, ndoshta do ta emërojmë Koçani 2030, në të cilin do të investojmë shumë të madhe parash në rikonstruimin e një lloji të tillë të objekteve, mes të cilave është edhe spitali i Koçanit, por edhe në objekte tjera infrastrukturore... Përgatisim një projekt të madh i cili do të realizohet nga kjo Qeveri dhe për qytetarët e Koçanit", tha Mickoski, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas konferencës për media për promovimin e planit operativ për punësim.

I pyetur nëse do të rriten burimet në spitalin e Koçanit, Mickoski tha se të lënduarit nga zjarri në Koçan absolutisht janë prioriteti i parë për Qeverinë që nga dita e parë, duke shprehur bindje se "asnjë pacient nuk do të mbetet pa kujdes dhe asnjë pacient nuk do të mbetet i pa trajtuar ashtu siç e meriton". Prandaj, theksoi Mickoski, atje tashmë po dërgohen ekipe mjekësore speciale të cilët në periudhën e ardhshme do të kujdesen për shëndetin e njerëzve të cilët patën lëndime më të lehta dhe më të rënda.

"Sa i përket kushteve në spitalin e Koçanit, me keqardhje mund të konstatoj se në Maqedoni për momentin në spitale ka edhe kushte më të këqia. Për fat të keq, ne gjatë këtyre 11 muajve nuk arritëm të gjitha spitalet, gjithçka që është shkatërruar në dekadat e fundit t'i renovojmë, por absolutisht janë prioriteti i parë ata njerëz dhe atë e treguam që nga dita e parë. U ndalëm si Qeveri pas atyre njerëzve dhe kemi bërë gjithçka që kemi mundur të bëjmë. Së pari të sigurt të mund të akomodohen jashtë vendit, ndërsa pastaj të sigurt të kthehen sërish në vend", tha Mickoski.

Mickoski, tha se nuk dëshiron të flasë publikisht se ç'farë dhe si po bëjnë, sepse, siç tha "beson se nuk duhet të keqpërdoret kjo tragjedi e njerëzve".

"Konkretisht dje në seancën qeveritare arritëm sërish një konkluzion financiar të mbulojmë transportin me një aeroplan qeveritar të një të lënduari që vjen nga qyteti Grac, i Austrisë. Unë do të përsëris, nuk dua që për këto punë të flas publikisht", tha Mickoski.

Fatkeqësisht, tha Mickoski, humbëm dy pacientë nga ata më shumë se 200 persona të cilët ishin viktimë e kësaj ngjarje të tmerrshme dhe pasojave që do të pasojnë. 

"Për shkak të reagimit të shpejtë ndoshta kjo është shumë, ndoshta është pak. Çdo jetë e humbur njerëzore është shumë, por ne po mundohemi me të gjitha mundësitë tona si qeveri që ta bëjmë atë në mënyrë të fokusuar", tha Mickoski. sa/

QËNDRONI TË LIDHUR