• e mërkurë, 03 korrik 2024

Aksi rrugor Veles - Gradsko është i mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 16:30 deri më 3 shkurt

Aksi rrugor Veles - Gradsko është i mbyllur për qarkullim nga ora 08:00 deri në 16:30 deri më 3 shkurt

 Shkup, 31 janar 2024 (MIA) - Për shkak të vendosjes së rrjetit mbrojtës në rrugën rajonale R1102, seksioni Veles - Gradsko, nga sot deri më 3 shkurt,  do të jetë i mbyllur për qarkullim  në periudhën nga ora 08:00 deri në orën 16:30, njofton LAMM.

 LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore, ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë. 

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR