AKI - Tetovë: Më 19 tetor qytetarët e Tetovës do të zgjedhin opsionin që sjell zhvillim
- Më shumë se një vit e gjysmë më parë, në mënyrë klandestine, komuna e Tetovës hoqi kalldrëmet nga rrugët 185 dhe 186, për t’i vendosur ato në projektin e Rrugës së butiqeve.
- Post By Fami Bajrami
- 13:30, 10 shtator, 2025
Shkup, 10 shtator 2025
Jemi sot këtu për të denoncuar një tjetër shembull të qartë të keqmenaxhimit dhe politikave destruktive të kryetarit në ikje, Bilall Kasami.
Më shumë se një vit e gjysmë më parë, në mënyrë klandestine, komuna e Tetovës hoqi kalldrëmet nga rrugët 185 dhe 186, për t’i vendosur ato në projektin e Rrugës së butiqeve.
Pasojë e kësaj sjelljeje të papërgjegjshme është se banorët e këtyre dy rrugëve jetojnë sot një golgotë të vërtetë: rrugët janë të pakalueshme, makinat po dëmtohen, rastet emergjente mjekësore përballen me pengesa serioze dhe fëmijët kanë vështirësi për të shkuar në shkollë.
Ironia qëndron se edhe vetë projekti i Rrugës së Butiqeve, me emrin “Ringjallja e zejeve për zhvillim të përbashkët turistik” – nuk është ide apo meritë e kryetarit në ikje. Ky projekt u fitua si grant nga Bashkimi Evropian në kohën kur Komuna udhëhiqej nga Bashkimi Demokratik për Integrim.
Ky është ilustrimi më i mirë i një pushteti që punon pa plan dhe shkel e shko, duke dëmtuar qytetarët për interesa politike. Por eksperimenteve të tilla po u vjen fundi!
Më 19 tetor, qytetarët e Tetovës do t’ju thonë mjaft mashtrimeve dhe do të zgjedhin opsionin që sjell zhvillim me plan, përkushtim dhe dinjitet për çdo lagje dhe çdo qytetar.
Aleanca Kombëtare për Integrim (AKI) - Tetovë