• e hënë, 23 dhjetor 2024

Akane: Putini nuk mund t'i ikë drejtësisë

Akane: Putini nuk mund t'i ikë drejtësisë

Tokio, 20 mars 2024 (MIA) - Kryetarja e sapozgjedhur e Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), Tomoko Akane, shprehu bindjen se presidenti rus Vladimir Putin kundër të cilit gjykata në Hagë ka lëshuar urdhërarrest do të sillet para drejtësisë për krimet e tij të luftës në Ukrainë.

Akane në intervistën për agjencinë japoneze të lajmeve Kjodo thekson se Putini do ta marrë atë që e meriton. 

Edhe pse Rusia nuk do të pajtohet të ekstradojë Putinin në Gjykatë pasi nuk është anëtare, presidenti rus mund të arrestohet nëse viziton ndonjë nga shtetet anëtare të GJNP-së, përfshirë edhe Japoninë.

Akane tha se GJNP-ja përballet me shumë sfida, kryesisht për shkak të luftimeve të vazhdueshme në Ukrainë dhe midis Izraelit dhe Hamasit në Rripin e Gazës.

"Kanë lindur shumë raste që kërkojnë përgjigje", theksoi 67-vjeçarja Akane e cila më 11 mars mori postin e kryetares së GJNP-së. qa/

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR