Akademi solemne me rastin e 65-vjetorit të FEIT-it
- Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup sonte do të mbajë Akademi solemne me rastin e shënimit të 65 vjetorit jubilar.

Shkup, 18 qershor 2024 (MIA) - Fakulteti i Elektroteknikës dhe Teknologjive Informative në Universitetin "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup sonte do të mbajë Akademi solemne me rastin e shënimit të 65 vjetorit jubilar.
Në akademi, siç paralajmërojnë organizatorët, fjalime duhet të mbajnë Vladimir Atanasovski, dekan i FEIT-it, Biljana Angellova, rektore e Universitetit "Shën Kirili dhe Metodi" - Shkup, si dhe Presidentja e Republikës së Maqedonisë së Veriut Gordana Siljanovska - Davkova.
Pas përfundimit të Akademisë do të promovohen edhe inxhinierët dhe magjistrat e diplomuar të Fakultetit.
Foto: Arkivi i MIA-s