• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ajatollahu Hamnei premtoi hakmarrje ndaj Izraelit për vrasjen e Hanias

Ajatollahu Hamnei premtoi hakmarrje ndaj Izraelit për vrasjen e Hanias

 Bejrut, 31 korrik 2024 (MIA) - Lideri suprem fetar i Iranit, ajatollahu Ali Hamnei, sot premtoi se do të hakmerret ndaj Izraelit për vrasjen e liderit të Hamasit, Ismail Hania.

Hamnei tha se Izraeli duhet ë përgatitet për "dënim të ashpër" sepse lideri i Hamasit ishte vrarë në sulmin ajror izraelit në rezidencën e tij në Teheran herët këtë mëngjes.

 "Konsiderojmë se është detyrë e jona të hakmerremi për Hanian, i cili ishte një mysafir i dashur në vendin tonë", tha Hamnei në deklaratën e ueb faqes së tij. 

 Presidenti iranian Masud Pazeshkian më herët sot, gjithashtu, dënoi vrasjen e Hanias dhe tha se Irani do të mbrojë integritetin e tij territorial.

 Vrasja e liderit të lartë politik të Hamasit mund të ketë pasoja të mëdha. Vrasja e Hanies në Teheran mund të shkaktojë hakmarrje të drejtpërdrejtë iraniane kundër Izraelit, ndërsa Hamasi mund të tërhiqhet nga bisedimet për armëpushim dhe marrëveshjen për lirimin e pengjeve, për të cilët ndërmjetësit amerikanë thanë se ishte bërë përparim. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR