Ahmeti: Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt realitet!
- Post By Fami Bajrami
- 22:02, 9 dhjetor, 2021

Shkup, 9 dhjetor 2021 (MIA) - Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI), Ali Ahmeti në rrjetin social Fejsbuk ka shpërndarë lajmin për Korridorin 8-të dhe 10-të, ku siç thekson, “nuk ka më asnjë pengesë juridike në rrugën e realizimit të tyre”!
Ahmeti mes tjerash shpreh kënaqësinë mbi realizimin e këtij projekti madhështor, më të madhin në historinë e vendit në sferën e infrastrukturës.
“Kënaqësi të ndaj me ju lajmin e madh se Korridori 8-të dhe Korridori 10-të nuk kanë më asnjë pengesë juridike në rrugën e realizimit të tyre! Gjykata Kushtetuese dha sot verdiktin e saj final për korrektësinë juridike të procedurës së realizimit të projektit më të madh infrastrukturor në historinë e vendit me kompaninë e mirënjohur të ndërtimit Behtel – Enka.
Unaza e kombit Tiranë – Shkup – Prishtinë, shumë shpejt realitet!”, ka shkruar lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. fab/