• e premte, 22 nëntor 2024

Ahmeti takon ambasadorin e Francës: Legjitimiteti po shkelet rëndë nga qeveria monoetnike, BDI nuk destabilizon

Ahmeti takon ambasadorin e Francës: Legjitimiteti po shkelet rëndë nga qeveria monoetnike, BDI nuk destabilizon

Shkup, 21 gusht 2024

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, sot në selinë e partisë në Tetovë ka takuar ambasadorin e Francës në vend, Siril Bomgartner. 

Bashkëbiseduesit kanë diskutuar rreth zhvillimeve politike në vend e rajon, integrimit europian dhe ndryshimeve kushtetuese, frymës së Marrëveshjes së Ohrit dhe legjitimitetit. 

Kryetari Ahmeti ka përsëritur përkrahjen e madhe të Bashkimit Demokratik për Integrim për ndryshimet kushtetuese në përputhje me Marrëveshjen e fqinjësisë së mirë për ta përfshirë komunitetin bulgar në kushtetutë me ç’rast zhbllokohet rruga drejt Bashkimit Europian, por gjithashtu ka shprehur nevojën e respektimit të emrit kushtetues dhe të Marrëveshjes së Prespës me Greqinë. 

Z. Ahmeti foli për frymën e Marrëveshjes së Ohrit, të garantuar nga Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e cila po shkelet rëndë nga qeveria me legjitimitet monoetnik. 

Legjitimiteti buron nga zgjedhjet ku shprehet vullneti demokratik i popullit për të zgjedhur përfaqësuesit e vet, e në veçanti në shoqëri multietnike ku partitë janë të organizuara në baza etnike.

Humbësit e zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare nuk janë përfaqësues legjitim të popullit shqiptar, por janë shërbëtorë të VMROsë dhe po shkatërrojnë çdo të arritur në drejtim të barazisë. 

Në lidhje me situatën e sigurisë, z. Ahmeti alarmoi për mashtrimin e madh qeveritar për të inskenuar skenare destabilizuese që të defokusohet opinionin nga dështimet e mëdha dhe skandalet e panumërta dhe të përditshme të qeverisë së pa-aftë. 

BDI nuk është pjesë e asnjë skenari destabilizues dhe hedh poshtë çdo tendencë komplotiste qeveritare. 

Bashkimi Demokratik për Integrim

________________________________________________________________________________________ 

MIA këto tekste i publikon në formën integrale dhe origjinale dhe nuk mban përgjegjësi për përmbajtjen e tyre dhe as për mangësitë eventuale drejtshkrimore apo gabimet e shtypit. 

 

QËNDRONI TË LIDHUR