• e enjte, 21 nëntor 2024

Ahmeti: Ta fillojmë vitin e ri me ambicie të reja progresive

Ahmeti: Ta fillojmë vitin e ri me ambicie të reja progresive

Shkup, 31 janar 2023 (MIA) - Në çastet e fundit të vitit që po lëmë pas, le të përkujtojmë së bashku sukseset, sfidat e vështirësitë me të cilat u përballëm dhe le të nisim me këmbë të mbarë një vit të ri, me ambicie të reja përparimtare, porositi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.  

Ai në urimin me rastin e Vitit të Ri theksoi se viti që po lëmë pas do të mbahet mend për rpojekte të realizuara.

"Këtë vit do ta kujtojmë me fillimin e realizimit të projektit më të madh infrastrukturor që nga pavarësia e vendit, Korridorit 8, kryesimin me OSBE-në, rimëkëmbjen ekonomike me uljen e papunësisë, pensione dhe paga më të larta minimale dhe mesatare, me rrugë e shkolla të reja të ndërtuara", theksoi Ahmeti.

Sipas toj, Evropa duhet të bëhet destinacion drejt të cilit do të synojë shteti.

"Evropa mbetet destinacioni drejt të cilit vazhdojmë vendosshmërisht hapin tonë në vitin 2024, të bashkuar në një front dhe të gatshëm për të çuar proceset përpara. Uroj që në vitin 2024 të keni mbi të gjitha shëndet, paqe, lumturi e mbarësi në vatrat e juaja familjare! Gëzuar!", shkroi Ahmeti. ab/

Foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR