• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmeti: Të hapet hetimi për tërë veprimtarinë e BDI-së, për të gjithë, duke filluar nga unë

Ahmeti: Të hapet hetimi për tërë veprimtarinë e BDI-së, për të gjithë, duke filluar nga unë

Shkup, 2 korrik 2023 (MIA) - Ne fuqimisht jemi me qëndrimin që të hapet hetim për tërë veprimtarinë e BDI-së, për të gjithë funksionarët, duke filluar nga unë, deklaroi kryetari i Bashkimit Dmeokratik për Integrim, Ali Ahmeti.

Ai, në deklaratë për TV21, sot pas votimit në zgjedhjet brenda partiake në Kërçovë, tha se Ramiz Merko duhet të hetohet dhe se vetë ai nuk e kundërshton një gjë të tillë, pasi për këtë është votuar në Këshillin e përgjithshëm të partisë.

“Zoti Merko duhet të hetohet dhe absolutisht zoti Merko nuk e kundërshton një veprim të tillë, sepse vetë ai është votuar në Këshillin e Përgjithshëm dhe në Kryesinë e BDI-së, që të hapet hetim, për tërë veprimtarinë e Bashkimit Demokratik për Integrim, që nga viti 2002 deri tani në momentin që po flasim. Ne nuk mund të bëhemi edhe parti, edhe prokurorë, edhe hetues dhe t’i japim përgjigje çdo shpifje, apo të punojmë në drejtim të zbulimit të vërtetës, kjo i takon organeve të drejtësisë. I qëndrojmë fortë këtij mendimi që të hapet hetim për të gjithë veprimtarinë e BDI-së, për të gjithë funksionarët, duke filluar nga unë. Zoti Merko nuk i shmanget përballjes me hetimin dhe ne kërkojmë që sa më parë të zbardhet e tërë e vërteta”, tha Ahmeti për TV21, i pyetur për vendosjen e kryetarit të komunës së Strugës, Ramiz Merko në "listën e zezë" të SHBA-së. bsh/

Foto: MIA arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR