• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmeti optimist se do të arrihet marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit

Ahmeti optimist se do të arrihet marrëveshje mes Prishtinës dhe Beogradit

Ohër, 18 mars 2023 (MIA) - Unë angazhohem për përparim dhe sot le të arrihet kjo, deklaroi lideri i BDI-së, Ali Ahmeti pas takimit në Ohër me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti.

Në pyetjen e gazetarëve nëse beson se do të përfundojë procesi i dialogut me njohje të ndërsjellë midis Kosovës dhe Serbisë, Ahmeti tha se kjo varet nga dy delegacionet, por beson se do të arrihet marrëveshje ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.

“Mendoj se si proces final, Kosova duhet të ecë përpara drejt njohjes ndërkombëtare si shtet dhe avancimit dhe pranimit të saj në të gjitha institucionet ndërkombëtare dhe të vazhdojë rrugën drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian dhe NATO", ka thënë Ahmeti. 

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR