• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmeti Mickoskit për kërkesën për veting: Ta provojmë humorin, të shohim si do të dalë

Ahmeti Mickoskit për kërkesën për veting: Ta provojmë humorin, të shohim si do të dalë

Shkup, 3 tetor 2024 (MIA) – Ta provojmë humorin, të shohim si do të dalë, deklaroi lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti pasi sot kryeministri Hristian Mickoski në deklaratë për mediat duke e komentuar kërkesën e BDI-së për veting të të gjithë funksionarëve tha se ka pritur që lloji i tillë i humorit dhe satirës të përfundojë me largimin e BDI-së në opozitë. 

Ahmeti tha se ligji për veting është propozuar para katër vjetëve dhe bëri thirrje që vetingu të ndodhë me pjesëmarrje të përfaqësuesve nga Brukseli dhe Uashingtoni. 

“Të shohim si do të dalë humori. Unë nuk bëj filma holivudi dhe nuk jam skenarist holivudi. Le të urdhërojë, të gjitha do t’i bëjmë”, deklaroi Ahmeti gjatë vizitës në Universitetin Shtetëror të Tetovës. Përveç vetingut, Ahmeti kërkon që të hetohet edhe privatizimi në vitet e 90-ta.

Kryeministri Mickoski duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve pas vizitës në poliklinikën “Idadia” tha se vlerëson se me shkuarjen e BDI-së në opozitë një lloj i tillë i satirës dhe humorit ka përfunduar. 

“Në rregull është, do të dëgjojmë në periudhën në vazhdim humor dhe satirë të këtij lloji, pastaj do të shohim se deri ku do të arrijnë si parti politike”, tha Mickoski. fc/

Fotografia: Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR