• e shtunë, 23 nëntor 2024

Ahmeti: E ardhmja jonë është Evropa, të ecim krah për krah deri në realizimin e këtij programi

Ahmeti: E ardhmja jonë është Evropa, të ecim krah për krah deri në realizimin e këtij programi

Shkup, 22 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti sot në fjalimin vjetor theksoi se e ardhmja jonë është Evropa dhe u bëri thirrje vendeve të Ballkanit të ecin së bashku, krah për krah deri në realizimin e programit për hyrje në Union.

"E ardhmja jonë është Evropa, ne jemi evropianë dhe nuk ka se si Evropa të dyshojë për anëtarësimin e vendit tonë, Shqipërisë, Kosovës dhe Malit të Zi, derisa të përmbushen standardet edhe të Serbisë me pranimin e shtetit më të ri në Ballkan, Kosovën. Ne të gjithë jemi evropianë. Për këtë arsye apeloj, ashtu siç kam thënë edhe para dhjetë viteve, sepse Ukraina nuk është larg i them jo Rusisë - po Evropës dhe të ecim të gjithë së bashku, krah për krah deri në realizimin e këtij programi", theksoi Ahmeti.

Ahmeti foli për rëndësinë e anëtarësimit në NATO si një nga synimet e rëndësishme të BDI-së për sigurimin e paqes, stabilitetit dhe zero probleme me fqinjët.

"Falë këtij angazhimi ne e morëm përgjegjësinë për gjetjen e zgjidhjes edhe të kontestit me Bullgarinë dhe u arrit Marrëveshja për fqinjësi të mirë", tha Ahmeti.

Por sipas tij, opozita bën politika ditore dhe llogaritë e veta se si të vijnë në pushtet, por prioriteti i tyre nuk është anëtarësimi i vendit në Bashkimin Evropian.

"Ua kam thënë edhe atyre në takimet tona, ndërsa edhe një herë e them publikisht: nëse janë patriotë, atëherë duhet të mbështesin ndryshimin e Kushtetutës dhe bullgarët të jenë kategori kushtetuese, sepse në këtë mënyrë populli maqedonas do të legjitimohet në nivel ndërkombëtar. Dhe ne shqiptarët nuk jemi kundër tyre, por ne na kanë si mbështetje, që të mos humbasin mbështetjen e bashkëqytetarëve të tyre që kurrë nuk e kanë kontestuar identitetin apo gjuhën e tyre, por gjithmonë kanë dhënë mbështetje. Shansi ynë është anëtarësimi në BE dhe nuk mund t'i bëjmë popullit tonë shërbim më të madh se anëtarësimi në BE", shtoi kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti.

Me anëtarësimin në BE, siç tha Ahmeti, njerëzit do të qëndronë në vendin e tyre dhe në këtë mënyrë mund të bëhen projekte për kthimin e njerëzve që janë larguar.

Ai po ashtu në fjalimin theksoi se BDI-ja ndër vite është munduar të bëjë politikë shkencore dhe jo folklorike, si dhe se është përpjekur të bëjë politikë racionale dhe filozofi, ndërsa jo politikë emocionale. ls/

Foto: Printskrin 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR