• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ahmeti dhe Sela nënshkruan marrëveshjen e koalicionit në Gostivar

Ahmeti dhe Sela nënshkruan marrëveshjen e koalicionit në Gostivar

Gostivar, 30 mars 2024 (MIA)- Në sallën “Rinia” në Gostivar, Ali Ahmeti dhe Ziadin Sela nënshkruan koalicion parazgjedhor.

Ahmeti nga Gostivari porositi se ky është vendi për të rikthyer kujtimet e së kaluarës, pasi siç tha, “me liderët e partive tjera kanë bërë punë të madhe”.

“Do  të vazhdojë aty ku fillimin e pati Sela se shqiptarët në historinë e vet kanë bërë shumë përpjekje që nga periudha e Skënderbeut deri te Rilindja Kombëtare e deri te Ushtria Çlirimtare Kombëtare. Prandaj këtu është edhe vendi që unë përpara të gjithë udhëheqësve politik të këtij vendi, t'i përkujtojë njerëzit gjurmëmëdhenj, edhe pse me një fjalim nuk mund të përfshihen të tërë. Përkujtoj Rafi Halilin e madh i cili nuk u mposhtë për vite me radhë. Përkujtoj të pamposhturin Mehmet Gega që asnjëherë nuk e uli kurrizin para pushtuesve. Përkujtoj duke vazhduar me historinë më të re – me Arben Xhaferin, Imer Imerin, Abdurrahman Alitin e Muharrem Nexhipin. Duke përkujtuar të gjithë gjeneratën që në vazhdimësi punoi pa u ndalë si në vend, ashtu edhe në mërgim – Fazli Veliun, Gëzim Ostrenin si drejtues i dy luftëtarëve, duke përfunduar me Nevzat Halilin, si udhëheqës i një lëvizje të mbarë për shqiptarët e Maqedonisë”, tha Ahmeti.

"Sot jam vëllai juaj i madh që ju mbron të gjithëve si në luftën e vitit 2001 kur kishim të madhin Arben Xhaferin. Sot na duhet unitet për t'u përballuar me një PO të fortë për Evropën dhe JO për Rusinë. Ju jeni zëri i Frontit tonë, nuk do ju turpërojmë, sepse misioni jonë është historik”, tha Ahmeti në tubimin në Gostivar.

Ai theksoi se më 24 prill do të shënojnë fitoren më të madhe me Bujar Osmanin si president, ndërsa më 8 maj fitoren historike me Frontin evropian.

Али Ахмети од Гостивар порача дека ова е местото за враќање на спомените од минатото, бидејќи како што рече со лидерите на другите партии направиле голема работа.

Ahmeti tha se nevojitet fushatë paqësore, ndërsa Fronti evropian ka kapitalin më të madh njerëzor që do t'i çojë proceset përpara së bashku me turqit, romët, boshnjakët.

Ziadin Sela para gostivarasve dhe simpatizantëve të të dyja partive, shpjegoi pse ata iu bashkuan Frontit evropian.

"Emocioni është i bukur sepse e kemi për të arritur diçka, për t'i bashkuar shqiptarët siç është besimi i njerëzve, i rilindësve tanë që na trasuan rrugën që për ne është perëndimi dhe Bashkimi Evropian. Nuk jemi kundër askujt, sepse politika dhe organizimi i saj nuk bëhet nga inati, por me dashuri ndaj kombit, gjuhës, brezave të ardhshëm. Së bashku do ta mbështesim kandidatin e përbashkët për president Bujar Osmanin", ka thënë Sela.

Në tubimin në Gostivar fjalim pati edhe kandidati për president Bujar Osmani i cili theksoi se ky rast paraqet një moment historik.

"Nga Gostivari fillojmë historinë e përbashkët të Bashkimit Evropian. Qëndrojmë këtu si dëshmi e asaj që mund të bëjmë së bashku kur të bashkohemi dhe të tejkalojmë dallimet tona. Me Frontin evropian dëgjohet zëri juaj", ka thënë Osmani.

 

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR