• e hënë, 23 dhjetor 2024

AGJOM organizon panel me rastin e Ditës Botërore të karcinomit gjinekologjik

AGJOM organizon panel me rastin e Ditës Botërore të karcinomit gjinekologjik

Shkup, 20 shtator 2023 (MIA) - Me panel diskutimin "Tejkalimi i sfidave gjatë diagnostifikimit dhe mjekimit të karcinomit gjinekologjik - ku jemi për momentin dhe ku po lëvizim?", Asociacioni i gjinekologëve dhe obstertëve të Maqedonisë (AGJOM) do të shënojë Ditën botërore të karcinomëve gjinekologjik, 20 shtatorin.

Kjo ditë, siç theksojnë nga AGJOM, i kushtohet rritjes së vetëdijes për karcinomet gjinekologjike, për të mbështetur ata që vuajnë nga karcinomet gjinekologjike, si dhe për përfaqësimin e tyre për qasje më të mirë në kujdesin e duhur shëndetësor dhe burimet për parandalimin, zbulimin e hershëm dhe mjekimin. Diskutimi, nga ana tjetër, do të përfaqësojë një iniciativë - një veprim/partneritet i përbashkët i të gjithë aktorëve që bashkëpunojnë - përfaqësuesve të qeverisë, punonjësve shëndetësorë nga të gjitha specialitetet që marrin pjesë çdo ditë në diagnostikimin dhe mjekimin e pacientëve, pacientë, organizatave joqeveritare dhe shoqatave të qytetarë - kushdo që është i interesuar në promovimin e shëndetit të gruas.

Në konferencën për shtyp me këtë rast, do të flasin prof. dr. Gligor Tofoski, kryetari i AGJOM, përfaqësues nga Ministria e Shëndetësisë, si dhe Milica Kuzmanoska, kryetare e shoqatës FEMINA M, shoqatë për ndihmë dhe përkrahje të pacientëve me sëmundje gjinekologjike. ls/ 

Foto: AGJOM

 

QËNDRONI TË LIDHUR