• e hënë, 23 dhjetor 2024

Agjencia e Mjedisit të Brukselit i padit kompanitë ajrore për zhurmë

Agjencia e Mjedisit të Brukselit i padit kompanitë ajrore për zhurmë

 Bruksel, 19 korrik 2024 (MIA) - Agjencia për Mjedisin Jetësor në Bruksel ka ngitur padi kundër kompanive ajrore që fluturojnë prej dhe deri në aeroportin e Brukselit "Zaventem", për mospërputhje me standardet e zhurmës së aeroplanëve.

 Padia është iniciuar në bazë të 63 raporteve zyrtare që konfirmojnë se linjat ajrore të paditura nuk i kanë respektuar standardet e përcaktuara për zhurmë.

 Ministria Rajonale e Brukselit për Mjedisin, në vitin 2017, në çatinë e ndërtesës së Byrosë së Shërbimeve Sociale të komunës Sint Lambrehts-Voluve të Brukselit, pranë së cilës ndodhet aeroporti, vendosi matës të zhurmave të shkaktuara nga aeroplanët.

 Rezultatet e matjeve treguan se 28 për qind e aeroplanëve që ulen ose ngrihen nga "Zaventem" shkelin standardet për nivelin e lejuar të zhurmës. ku shkeljet thuajse pa përjashtim kanë ndodhur në orët e para të mëngjesit, mes orës 6 dhe 7.

 Prefekti i Sint Lambrehts-Voluve, Olivie Manjan, u shpreh i kënaqur me vendimin e Agjencisë, edhe pse sipas tij me të shumë vonohet.

 Sipas autoriteteve lokale të Sint Lambrechts-Voluve, rreth 45 për qind e aeroplanëve që ngrihen ose ulen në "Zaventem" fluturojnë mbi territorin e Komunës, domethënë gjatë vitit 2023 ishin rreth 32.000 fluturime.

 Autoritetet e Sint Lambrehts-Voluve kanë iniciuar gjithashtu një peticion duke kërkuar nga Qeveria Federale e Belgjikës që të gjejë një zgjidhje për problemin e zhurmës në Bruksel, i cili deri më tani është nënshkruar nga mbi 4.000 qytetarë. qa/

Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR