• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ageler: Korrupsioni vazhdon të jetë një, nëse jo edhe sfida më e madhe me të cilën përballet vendi

Ageler: Korrupsioni vazhdon të jetë një, nëse jo edhe sfida më e madhe me të cilën përballet vendi

Shkup, 10 gusht 2023 (MIA) - Korrupsioni vazhdon të jetë një, nëse jo edhe sfida më e madhe  me të cilën përballet ky vend. Ishte kur isha këtu më parë. Sinqerisht, ka pasur një problem sistemik që nga pavarësia 31 vjet më parë. Për këtë arsye nuk mund të fajësojmë vetëm një qeveri apo institucion, theksoi ambasadorja e SHBA-së në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Anxhela Ageler, në "Vesti Plus" të televizionit Kanalit 5.

"Është përgjegjësi e gjyqësorit dhe e çdo Qeverie dhe le të jemi të sinqertë me qytetarët, korrupsioni nuk ndodh vetvetiu. Nuk mund të jem vetëm unë  e korruptuar. Është produkt i vendimeve të individëve, qytetarëve dhe zyrtarëve. Unë sinqerisht shpresoj për një ndryshim të vërtetë", thotë Ageler.

Ajo shtoi se procesi eurointegrues i adreson pikërisht këto çështje dhe se do të jetë një ndihmë e madhe. sa/

Foto. printskrin MIA

QËNDRONI TË LIDHUR