Ageler: Grubit dhe Bexhetit por edhe familjarëve më të afërt të tyre u ndalohet hyrja në SHBA, në Uashington por shqyrtohen edhe sanksione plotësuese
- – Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler sot në konferencë për media informoi se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti janë vendosur në listën e zezë amerikane për përzierje politike dhe përpjekje për denigrim të gjyqësorit në vend. Ajo nënvizoi se atyre dhe familjarëve të tyre më të afërt u ndalohet hyrja në SHBA, ndërsa në Uashington në ndërkohë po shqyrtohen edhe sanksione plotësuese.
- Post By Fitore Curri
- 13:27, 10 dhjetor, 2024
Shkup, 20 dhjetor 2024 (MIA) – Ambasadorja e SHBA-së në vend, Angela Ageler sot në konferencë për media informoi se ish zëvendëskryeministri Artan Grubi dhe gjykatësi i apelit Enver Bexheti janë vendosur në listën e zezë amerikane për përzierje politike dhe përpjekje për denigrim të gjyqësorit në vend. Ajo nënvizoi se atyre dhe familjarëve të tyre më të afërt u ndalohet hyrja në SHBA, ndërsa në Uashington në ndërkohë po shqyrtohen edhe sanksione plotësuese.
“Departamenti i Shtetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dje mori hap të rëndësishëm në luftën kundër korrupsionit, me vendosjen e ish zëvendëskryeministrit Artan Grubi dhe gjykatësit të apelit, Enver Bexheti në listën e zezë amerikane, për shkak të përfshirjes politike në gjyqësor. Për këtë, atyre dhe anëtarëve të tyre më të afërt të familjes u ndalohet hyrja në SHBA. Në Uashington në ndërkohë por shqyrtohen edhe sanksione plotësuese”, tha Ageleri.
Siç tha, shpreson se me këtë do të tregojnë se SHBA-ja i shfrytëzon të gjitha mjetet e mundshme për thirrje për përgjegjësi ndaj atyre personave, aktivitetet kriminale të të cilëve e dëmtojnë sigurinë, qëndrueshmërinë dhe sundimin e drejtë në Maqedoninë e Veriut.
“Në bazë të ligjit në SHBA, duhet t’i vendosim në listën e zezë personat për të cilët ekzistojnë dëshmi se janë të përfshirë në korrupsion, pa marrë parasysh funksionet e tyre të kaluara ose të tanishme. Ne themi se drejtësia është e verbër, por ajo duhet të jetë e paanshme dhe objektive për të gjithë, pa dallim nga partia politike, gjinia apo përkatësia etnike”, shtoi Ageler.
Ajo vlerëson se korrupsioni në asnjë formë nuk duhet të tolerohet në këtë shtet.
“Atë të cilët e minojnë sundimin e drejtësisë për interesa të tyre personale, ndërsa në llogari të popullit të Maqedonisë së Veriut, duhet ta kuptojnë se korrupsioni ka pasoja. SHBA-ja do të vazhdojë të bëjë thirrje në përgjegjësi për të gjithë të përfshirët në korrupsion, dhe shpresoj se gjyqësori dhe ata të cilët e zbatojnë ligjin në këtë shtet do ta bëjnë të njëjtën gjë. Qytetarët e meritojnë këtë”, shtoi Ageleri. fc/
Fotografia: Printskrin