• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Ageler: Gjykatësit në cilëndo gjykatë dhe në cilindo vend duhet të marrin vendime në bazë në ligj dhe pa ndërhyrje

Ageler: Gjykatësit  në cilëndo gjykatë dhe në cilindo vend duhet të marrin vendime në bazë në ligj dhe pa ndërhyrje

Shkup, 30 tetor 2023 (MIA)  -   Ndërhyrja e personave privatë apo funksionarëve publikë në proceset gjyqësore nuk guxon të tolerohet nga ata në gjyqësor, nga qeveria apo nga populli i këtij vendi. Ndikimi i jashtëm e prish besimin e publikut në institucionet dhe funksionarët e Maqedonisë së Veriut. Drejtësia duhet të jetë transparente – qytetarët e këtij vendi nuk meritojnë asgjë më pak, thuhet në përgjigjen me shkrim të ambasadores së SHBA-së, Angela Ageler, me kërkesë të televizionit Sitel në lidhje me informacionet e publikuara para dy ditëve se "ambasadorja Ageler ka vizituar Gjykatën Supreme me kërkesë të gjykatësve që ishin nën presion të ashpër nga qeveria dhe kërkuan mbrojtje nga revanshizmi politik".

"Pata kënaqësinë të takohem me  kryegjykatësen e Gjykatës Supreme dhe gjykatës të tjerë dhe t'i dëgjoj vërejtjet dhe shqetësimet e tyre. Gjykatësit në cilindo gjykatë dhe në cilindo vend duhet të marrin vendime në bazë të ligjit dhe pa ndërhyrje", është qëndrimi i ambasadores Ageler. 

 Siç u publikua  në faqen në Fejsbuk të Ambasadës së SHBA-së në Shkup, ambasadorja Ageler është takuar me gjykatësen e Gjykatës Supreme, Besa Ademi, që të bisedojnë për rëndësinë e pavarësisë dhe transparencës së gjyqësorit.

 "Ajo, gjithashtu,  ka pasur mundësi të takohet me gjykatësit e Gjykatës së Lartë dhe ta përsërisë interesin tonë të përbashkët për forcimin e sundimit të së drejtës dhe luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara gjithmonë do të jenë  këtu ta mbështesin sundimin e së drejtës dhe të punojnë së bashku që të arrihet një Maqedoni e Veriut prospoperuese dhe e sigurt", thuhet në faqen e Fejsbukut të Ambasadës së SHBA-së në Shkup.

 Foto: Arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR