• e shtunë, 14 shtator 2024

Afati i dytë i regjistrimit për studim në Universitetin "Shën Kliment i Ohrit" në Manastir

Afati i dytë i regjistrimit për studim në Universitetin

Manastir, 13 shtator 2024 (MIA) - Universiteti "Shën Kliment i Ohrit" nga Manastiri sot dhe të hënën do ta realizojë afatin e dytë të regjistrimit për studentët brucoshë. 

Në afatin e dytë të regjistrimit të lira janë 1612 vende, ndërsa prej tyre 697 me kuotë shtetërore, 582 për studime me bashkëfinancim dhe 333 për studentë të çrregullt. Vende të lira ka në të gjitha universitetet dhe në të gjitha drejtimet për studim në Manastir, Skup, Prilep, Ohër, Veles dhe Kërçovë.

Nga Universiteti "Shën Kliment i Ohrit"-Manastir informojnë se nëse ka vende të lira, në njësitë universitare më 24 shtator do të organizohet edhe afati i tretë i regjistrimit. sa/

Foto. MIA

QËNDRONI TË LIDHUR