Aeroplani në Kuantas bënë ulje të sigurt në Pert me defekt të një prej motorëve
- Pilotët e linjës ajrore australiane Kuantas ervejs kanë zbarkuar në mënyrë të sigurt në Pert pavarësisht dështimit të njërit prej dy motorëve.
- Post By Fami Bajrami
- 09:42, 26 mars, 2024

Pert, 26 mars 2024 (MIA) - Pilotët e linjës ajrore australiane Kuantas ervejs kanë zbarkuar në mënyrë të sigurtë në Pert pavarësisht dështimit të njërit prej dy motorëve.
Pilotët e aeroplanit Erbas A330-200, në linjën Melburn-Pert, kanë kërkuar leje për një ulje prioritare mbrëmjen e së hënës, të cilën e bënë me sukses duke përdorur motorin e mbetur.
Inxhinierët e Kuantas po hetojnë shkakun e defektit, ndërsa linja ajrore falënderoi pasagjerët për bashkëpunimin dhe mirëkuptimin e tyre.
Defektet e motorit janë të rralla, por aeroplanët me dy motorë janë krijuar për të fluturuar vetëm me një, për çfarë janë trajnuar pilotët. rq/
Foto: Arkivi i MIA-s