• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aeroplani i parë i kompanisë ajrore "Lufthanza" nga Frankfurti zbarkoi në aeroportin e Shkupit

Aeroplani i parë i kompanisë ajrore

Shkup, 23 prill 2023 (MIA) - Aeroplani i parë i kompanisë ajrore Lufthanza nga Frankfurti zbarkoi në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit.

Me një ngjarje të organizuar nga TAV Maqedoni në aeroportin e Shkupit, me rastin e hapjes së linjës së re ajrore Frankfurt - Shkup me kompaninë gjermane "Lufthanza", është shënuar hyrja e linjës ajrore në tregun e Maqedonisë.

Në Aeroportin Ndërkombëtar të Shkupit, aeroplanin e parë nga Frankfurti e pritën ministri i Transportit dhe Lidhjeve Blagoj Boçvarski, ambasadorja gjermane në vend Petra Dreksler, drejtori i përgjithshëm i TAV Maqedoni Metin Batak dhe drejtori rajonal i grupacionit "Lufthansa" Peter Pulem.

Linja e re ajrore nga Shkupi në Frankfurt realizohet me subvencione nga Qeveria. Nga sot "Lufthanza" do të fluturojë nga Shkupi për në Frankfurt dhjetë herë në javë.

Nëpërmjet Frankfurtit, udhëtarët nga vendi do të kenë mundësinë të lidhen me më shumë se 200 destinacione në disa vende të Evropës dhe botës. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR