• e hënë, 23 dhjetor 2024

Aeromiting në Stenkovec me rastin e 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë

Aeromiting në Stenkovec me rastin e 100 vjetorit të aviacionit të Maqedonisë

Shkup, 13 shtator 2023 (MIA) - Në aeroportin sportiv në Stenkovec të Shkupit sot do të mbahet një aeromiting i madh ajror për të shënuar përvjetorin e "100 vjet të aviacionit të Maqedonisë", fillimi i të cilit konsiderohet themelimi i Aeroklubit Shkupi në vitin e largët 1923.

Në këtë manifestim do të kenë fjalime kryeministri Dimitar Kovaçevski, ministri i Jashtëm i Serbisë, Ivica Daçiq, si dhe ambasadori i Italisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut, Andrea Silvestri dhe përfaqësues të Aeroklubit Shkupi.

Siç informojnë nga Aeroklubi në Stenkovec, për manifestimin ku do të marrin pjesë përfaqësues të qeverisë dhe mysafirë nga vendi dhe rajoni, është përgatitur një program i pasur në të cilin do të marrin pjesë mbi 30 avionë të ndryshëm nga vendi dhe jashtë vendit, si dhe parashutistë nga vendi ynë dhe miq të klubit nga i gjithë rajoni.

Dyert për vizitorët do të hapen në orën 9 të mëngjesit, ndërsa programi zyrtar fillon në orën 11:00.

"Vizitorët do të shijojnë fluturimet akrobatike me aeroplanë, fluturimet në grup dhe fluturimin e ulët të një aeroplani pasagjerësh. Parashutistët do të valojnë nga ajri flamurin më të madh shtetëror, ndërsa pilotët do të prezantojnë akrobaci mahnitëse, njoftojnë organizatorët.

Përveç kësaj, programi përfshin akrobaci që janë standarde për shfaqjet ajrore, dhe do të marrin pjesë edhe heronjtë e zjarreve të verës, tre Air Tractor AT-802A , Fire Boss të Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, të cilët do të fluturojnë në formacion, pastaj aeroplani qeveritar i tipit Lirxhet 60, helikopterët e policisë dhe aeroplanët e forcave ushtarake Mi-17, ndërsa në fluturimin e ulët do të fluturojë aeroplani i pasagjerëve Erbas A320 i kompanisë ajrore Vizer.

Të ftuar specialë do të jenë aeroplanët nga forcat ajrore të Serbisë, Italisë dhe Greqisë, dhe një atraksion të veçantë do të kenë dy interceptorët supersonikë MIG-29 të Forcave Ajrore Serbe, të cilët do të jenë edhe pjesë e Aeromitingut të madh.

Hyrja në aeromiting do të jetë falas për vizitorët, por meqenëse hapësirat e parkimit janë të kufizuara, vizitorëve nga Shkupi rekomandohet që në vend të automjeteve të vijnë në Stenkovec me autobusët falas që nisen në orën 08:30 nga pesë lokacione në Shkup: Autokomanda afër NQP-së, Qendra Transportuese, Gjorçe Petrov afër tregut të rrethrrotullimit të dytë, Butel afër Edelprom dhe salla Boris Trajkovski. Autobusët do të lëvizin në të dy drejtimet deri në orën 19:00.

Ndër vite në klub kanë kaluar mbi 3000 entuziastë të aviacionit, pilotë, parashutistë dhe mekanikë.

"Gjatë gjithë këtyre viteve ai ka ndërtuar një reputacion të fortë për sigurinë e aviacionit, edukimin dhe trajnimin, dhe ka ofruar mundësi për të rinjtë që të ndjekin një karrierë në aviacion", theksojnë nga klubi. sa/

Foto: Aeroklubi Shkup

QËNDRONI TË LIDHUR