Aeroklubi Shkup me thirrje për anëtarët e vjetër për të ndarë fotografi dhe histori të pathëna nga koha e tyre në klub
- Aeroklubi Shkup, si aeroklub më i vjetër në vend, i cili këtë vit shënon një shekull nga themelimi i tij, i fton të gjithë ish anëtarët dhe familjet e tyre, t'i ndajnë kujtimet dhe fotografitë e tyre nga koha e tyre në klub.
- Post By Lindita Sulejmani
- 11:49, 7 mars, 2023
Shkup, 7 mars 2023 (MIA) - Aeroklubi Shkup, si aeroklub më i vjetër në vend, i cili këtë vit shënon një shekull nga themelimi i tij, i fton të gjithë ish anëtarët dhe familjet e tyre, t'i ndajnë kujtimet dhe fotografitë e tyre nga koha e tyre në klub.
Në arkivat e Aeroklubit, siç theksojnë, ekzistojnë regjistra të fluturimeve dhe kërcimeve. lista me anëtarë, fotografi dhe video, por nga atje besojnë se duhet ta ruajnë historinë e tyre përmes tregimeve personale dhe fotografive të vjetra të kujtdo që ishte anëtar i klubit.
Klubi është i interesuar për fotografi personale, histori dhe kujtime të së shkuarës, duke përfshirë çdo përvojë ose anekdotë që mund të kenë anëtarët.
"Klubi i inkurajon të gjithë ish-anëtarët t'i ndajnë përvojat e tyre, pavarësisht sa janë të mëdha apo të vogla, pasi çdo historit do të ndihmojë në krijimin e një tabloje më të plotë të historisë së klubit. Këtë vit kremntuar një shekull nga themelimi i Aeroklubit, jemi të detyruar të kujtojmë dhe përmendim të gjithë anëtarët që me angazhimin e tyre vetëmohues e bënë Aeroklubin atë është sot", një organizatë serioze aviacioni", thuhet në kumtesën.
Për ata që nuk janë më me ne, shtohet në kumtesën, i inkurajojmë familjet të rikujtojnë historitë dhe të hapin kutitë e vjetra me fotografi.
Kontributet, siç theksojnë, mund të dërgohen në Aeroklub Shkup përmes postës elektronike në adresën 100@skopje.aero.
Aeroklub Shkup është themeluar në vitin 1923 dhe që atëherë ka qenë një pjesë jetike e historisë së aviacionit në vend. Klubi ka luajtur një rol thelbësor në zhvillimin e kulturës së aviacionit në vend, ndërsa anëtarët e tij janë përfshirë në shumë aktivitete, duke përfshirë trajnimin e avionëve dhe fluturimeve me avionë, hedhjen me parashurë, mirëmbajtjen e avionëve dhe ngjarjeve të ndryshme të aviacionit.
Klubi ka një histori të pasur dhe prandaj besojnë se historitë dhe kujtimet e ish anëtarëve të tyre janë një pjesë thelbësore e asaj historie. ls/
Foto: Aeroklub Shkup