• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Adoleshenti vrasës në Bangkok kishte një çrregullim mendor

Adoleshenti vrasës në Bangkok kishte një çrregullim mendor

Bangkok, 3 tetor 2023 (MIA) - Djaloshi (14) vjeçar i cili sot hapi zjarr në një qendër tregtare në Bangkok, me ç'rast vrau dy persona, ndërsa plagosi pesë të tjerë është arrestuar, raportuan mediat lokale.

Nga të shtënat humbi jetën një kinez dhe një banor i Mjanmarit, ndërsa janë plagosur edhe pesë persona, kumtoi kryeshefi i policisë Torsak Sukvimol.

I dyshuari është një djalosh katërmbëdhjetë vjeçar i cili më parë ishte diagnostikuar me një çrregullim mendor, por nuk ka marrë barna.

"Na tha se dikush nga "brenda" i ka thënë se kë të qëllojë", tha Sukvimol.

Adoleshenti është nxënës në një shkollë private që ndodhet pranë qendrës tregtare. Ai u arrestua në një dyqan mobiljesh sipas pamjeve të vëzhgimit të publikuara nga mediat tajlandeze.

Të shtënat shkaktuan panikë në qendrën tregtare luksoze Siam Paragon, ndërsa dëshmitarët deklaruan se nga atje  urgjentisht janë evakuuar qindra njerëz.

Qendra tregtare gjendet në qendër të Bangkokut. Është një qendër turistike dhe tregtare që tërheq shumë vizitorë, veçanërisht kinezët që shpesh blejnë atje. sa/

Foto: EPA

QËNDRONI TË LIDHUR