• e shtunë, 05 tetor 2024

Admirali italian Zhuzepe Kavo Dragone në Shkup

Admirali italian Zhuzepe Kavo Dragone në Shkup

Shkup, 5 maj 2023 (MIA) - Komandanti i Shtatmadhorisë së Forcave të Armatosura të Republikës së Italisë, admirali Zhuzepe Kavo Dragone, sot po qëndron për vizitë njëditore në shtet në kuadër të së cilës në Ministrinë e Mbrojtjes dhe Shtatmadhorinë e Armatës do të realizojë takime me nikoqirin e tij, komandantin e Shtatmadhorisë gjeneral-nënkolonel Vasko Gjurçinovski dhe me ministren e Mbrojtjes, Sllavjanka Petrovska.

Tema kryesore të takimit, siç është paralajmëruar, do të jenë avancimi i bashkëpunimit ushtarak dypalësh, bashkëpunimi në operacionet paqësore dhe nismat e sigurisë, procesi i transformimit dhe furnizimit të Armatës, trajnim dhe ushtrime, kapacitetet e "PA Krivollak" dhe përvoja nga operacionet e udhëhequra nga NATO. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR