• e shtunë, 06 korrik 2024

Administrata e Bajdenit e angazhuar në evakuimin e mjekëve amerikanë nga Rripi i Gazës

Administrata e Bajdenit e angazhuar në evakuimin e mjekëve amerikanë nga Rripi i Gazës

Uashington, 16 maj 2024 (MIA) - Administrata e presidentit të SHBA-së, Xho Bajden është e angazhuar në evakuimin e mjekëve amerikanë nga Rripi i Gazës, deklaroi mbrëmë zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Karin Zhan-Pjer.

Një grup mjekësh amerikanë nga Asociacioni mjekësor palestinezo-amerikan paraprakisht për "Uashington post" konfirmuan se janë bllokuar në Gazë pasi Izraeli e ka mbyllur vendkalimin kufitar Rafah.

Me kujdes e ndjekim situatën dhe punojmë që t'i tërheqim qytetarët amerikanë nga Gaza, tha Zhan Pjer, duke shtuar se për këtë bisedohet me Izraelin. bsh/

Foto: MIa arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR