• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ademi-Vilimec: Mbështetje çeke për anëtarësimin tonë në BE

Ademi-Vilimec: Mbështetje çeke për anëtarësimin tonë në BE

Shkup, 4 dhjetor 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane të Kuvendit të Republikës së Maqedonisë,  Arbër Ademi sot realizoi takim pune me delegacionin e Komisionit Parlamentar për Çështje Evropiane të Republikës Çeke, të udhëhequr nga kryetari i Komisionit, Vlladisllav Vilimec.

Ademi, siç informoi pres shërbimi i Kuvendit, theksoi marrëdhëniet tradicionale miqësore me Çekinë dhe bashkëpunimin e shkëlqyer në të gjitha fushat, që nga fillimi i vendosjes së marrëdhënieve tona të ndërsjella diplomatike, të cilat vitin e ardhshëm do të shënojnë 30 vjet nga vendosja e tyre.

Në takimin, Ademi përshëndeti angazhimin e shtuar të BE-së në rajonin e Ballkanit Perëndimor, në aspektin e progresit dhe përgatitjeve tona për anëtarësim në BE, e në këtë kontekst edhe të Republikës Çeke. Njëkohësisht, Ademi informon se ka filluar procedura për votimin e ndryshimeve kushtetuese në Kuvend, për të cilat do të kërkohet shumicë prej dy të tretash.

Kryetari i Komisionit çek për Çështje Evropiane Vlladisllav Vilimec konfirmoi mbështetjen e Republikës Çeke për procesin tonë të eurointegrimit, duke theksuar se çdo zgjatje do të thotë humbje kohe dhe mungesë e momentit pozitiv për fillimin e negociatave në BE. Njëkohësisht, ai shprehu gatishmërinë për të ndarë përvojat çeke për anëtarësimin në BE.

Në diskutim morën pjesë anëtaret e Komisionit, Marija Petrushevska dhe Sanella Shkrijelj, të cilat theksuan gatishmërinë e vendit për zbatimin e reformave të nevojshme evropiane, si dhe përcaktimin e të gjithë qytetarëve dhe partive politike për shtet evropian. bsh/

Foto: Kuvend

QËNDRONI TË LIDHUR