• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ademi: Të respektohen akreditimet për media dhe rekomandimet për regjistrim dhe fotografim në sallën e gjyqit

Ademi:  Të respektohen akreditimet për media dhe rekomandimet për regjistrim dhe fotografim në sallën e gjyqit

Shkup, 7 nëntor 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Besa Ademi theksoi nevojën e respektimit dhe zbatimit të akreditimeve për mediat të miratuar nga ana e kryetares së Gjykatës Supreme, si dhe rekomandimet për regjistrim dhe fotografim në sallën e gjyqit të miratuar dhe publikuar nga Gjykata Supreme e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Këshilli gjyqësor-mediatik.

"Në pajtim me dispozitat pozitive, përpjekjet për gjyqësi të hapur dhe parimet e transparencës dhe llogaridhënies, qëllimi kyç i akreditimeve dhe rekomandimeve, është të mbrohet interesi publik, vazhdimisht të përforcohet reputacioni i gjyqësorit dhe njëherit të theksohet roli demokratik i mediave në shoqëri", citohet në kumtesën e Gjykatës Supreme.

Puna e gjykatave dhe mediave, si dhe puna e gjyqtarëve dhe gazetarëve ka një emërues të përbashkët, ndërsa ai është ushtrimi i profesionit në interes të qytetarëve. Pra, çdo devijim nga këto vlera, nuk është në drejtim të mbrojtjes së përpjekjeve për përforcimin e besimit publik dhe mbrojtjes së interesit publik në emër të qytetarëve.

"Njëherit në lidhje me rastin e djeshëm në Gjykatën Themelore Manastir për të cilin u informua opinioni nga ana e mediave, raportojmë se në Gjykatën Supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut është dorëzuar një ankesë sipas të cilit po veprohet në përputhje me kompetencat ligjore", thonë nga Gjykata Supreme. sa/

Foto: Gjykata Supreme

QËNDRONI TË LIDHUR