• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ademi - Rot: Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Ademi - Rot: Gjermania e mbështet Maqedoninë e Veriut në rrugën drejt BE-së

Shkup, 12 shtator 2023 (MIA) - Kryetari i Komisionit për Çështje Evropiane, Arbër Ademi, kishte takim me Mihael Rot, kryetar i Komisionit për Punë të Jashtme në Bundestagun e Gjermanisë, në kuadër të vizitës së tij në vend.

Në takim, siç informoi shërbimi për informim i Kuvendit, Ademi informoi për zhvillimet e fundit në vend, ndërsa theksoi se po bëhen përpjekje që të sigurohet shumica e nevojshme prej dy të tretash për votimin e ndryshimeve të Kushtetutës, me qëllim të futjes së komunitetit bullgar dhe komuniteteve të tjera në të.

Njëkohësisht, ai theksoi se kjo duhet të bëhet sa më shpejt, në mënyrë që të vazhdojnë negociatat për anëtarësim në BE.

"Rot e konfirmoi mbështetjen e fortë të Gjermanisë për progresin e mëtejshëm të vendit në rrugën e integrimit evropian. Megjithatë, ai u pajtua se aktualisht është i nevojshëm miratimi i ndryshimeve kushtetuese, në pajtim me rekomandimet e Kornizës Negociuese, por se në të njëjtën kohë vendi duhet t'i përkushtohet reformave evropiane në të gjitha fushat, si dhe luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar", bëhet e ditur në kumtesën e Kuvendit.

Në takim, Ademi dhe Rot shkëmbyen mendime dhe qëndrime për çështjet dhe situatat aktuale në rajon dhe më gjerë. fc/

Fotografia: Kuvendi i Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR