• e martë, 24 dhjetor 2024

Ademi: Pendarovski ka bërë gabim të madh me mosnënshkrimin e dekretit për Ligjin për lojërat e fatit

Ademi: Pendarovski ka bërë gabim të madh me mosnënshkrimin e dekretit për Ligjin për lojërat e fatit

Shkup, 23 shkurt 2024 (MIA) - Nënkryetari dhe zëdhënësi i Bashkimit Demokratik për Integrim, Arbër Ademi sot deklaroi se presidenti i shtetit Stevo Pendarovski ka bërë gabim të madh me mosnënshkrimin e dekretit për Ligjin për lojërat e fatit dhe për lojërat argëtuese. Potencoi se ai me këtë i mbron Asociacionin e kazinove dhe të bastoreve.

Ademi pret në seancë plenare të caktuar për më 28 shkurt, që të votohet Ligji në lexim të tretë.

"Për në 28 është parashikuar seancë në Kuvend, kjo është java e ardhshme ku pikë në rendin e ditës është pikërisht ky ligj dhe pres që deputetët të jenë në anën e qytetarëve, si dhe në anën e Lëvizjes së antibixhozit. Mjaft me kazino dhe bastore në çdo qoshe gjithkund. Dhe gjithkund, pothuajse edhe në oborret e shkollave. Unë vetëm një gjë mund t'ua them se sipas kornizës juridike më së voni deri në afat prej 30 ditëve Kuvendi duhet të prononcohet rreth Propozim ligjit. Tashmë kemi marrë mbështetje nga të gjithë deputetët dhe me shumicë absolute, me 61 vota pro pres se në lexim të tretë do të miratohet ky ligj dhe kështu do ta mbrojmë interesin e qytetarëve", tha ai.

Duke e komenduar vendimin e Kuvendit shqiptar që ta pezullojë ndalesën katërvjeçare në pjesën e bastit me shkrim nga Komisioni Evropian sepse shumë është luajtur bixhoz në të zezë, Ademi tha se atje janë tërësisht të mbyllura objektet e lojërave të fatit dhe theksoi se ligji në vebdin tonë nuk e thotë këtë.

"Atje janë plotësisht të mbyllura edhe në Shqipëri edhe në Kosovë. Propozimi ynë nuk thotë kështu. Propozimi ynë nëse e lexoni thotë disrancë prej 500 metrave, edhe pse kërkesa jonë ka qenë një mijë metra. Ky propozim është vendosur në procedurë të rregullt në Komisionin për financm dhe buxhet pothuajse para tre viteve. Për dy vite kuadri i VMRO-DPMNE-së që e udhëheq Komisionin për financim dhe buxhet nuk ka konvokuar mbledhje për deputetët që të mund ta shprehin qëndrimin e tyre, ndërsa në fund me vullnet të lirë edhe të votojnë", tha Ademi.

Akuzoi se kjo është bllokadë dhe obstruksion vetëm që të mbrohet interesi i mafias, i kazinove dhe i bastoreve, të cilat janë hapur gjithkund.

"Kush është kundër këtij ligji? Kush proteston jashtë? Kush proteston para Kuvendit? Kazinotë dhe bastoret. Kush është për këtë ligj - BDI-ja dhe të gjithë deputetët 55 që votuan në lexim të dytë për miratimin e këtij ligji", tha ai.

Ademi theksoi se për këtë ligj ka edhe një propozim nga Aleanca për Shqiptarët, i cili parashikon që kazinotë të vendosen vetëm në hotele me pesë yje.

I pyetur se çfarë raportesh kanë me presidentin Pendarovski pas mosnënshkrimit të dekretit për Ligjin për lojërat e fatit dhe lojërat argëtuese, Ademi theksoi se me të kanë bashkëpunim dhe komunikim të mirë.

"Kemi komunikim dhe bashkëpunim të mirë me z. Pendarovski. Siç theksoi dje edhe kryetari Ahmeti, i urojmë shëndet dhe suksese, ndërsa për mos nënshkrimin e ligjit të votuar nga shumica e deputetëve në Kuvend, përgjigjen më të mirë e ka marrë nga vetë qytetarët. Tani shtrohet pyetja se në cilën anë jemi ne, interesat e kujt po mbrojmë - qytetarët, lëvizjen kundër lojërave të fatit apo jemi në anën e kazinove, basteve që tashmë janë hapur gjithandej", tha Ademi.

Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarit nëse BDI do të mbështesë ndryshimet ligjore për vazhdimin e vlefshmërisë së dokumenteve të udhëtimit, ai theksoi se pasojat për qytetarët do të jenë më të mëdha nëse nuk e respektojnë atë për të cilën janë marrë vesh. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR