• e martë, 24 dhjetor 2024

Ademi: Opozita do ta marrë në mbikëqyrje Marrëveshjen, vetë të vendosin kur dhe në cilin komision

Ademi: Opozita do ta marrë në mbikëqyrje Marrëveshjen, vetë të vendosin kur dhe në cilin komision

Shkup, 2 maj 2023 (MIA)- Deputeti dhe koordinatori i BDI-së, Arbër Ademi përmes një postimi në Fejsbuk ka reaguar ndaj pohimeve të deputetit të VMRO-DPMNE-së Antonio Milloshoski se deputetë nga pushteti pa certifikatë sigurie kanë pasur mbikëqyrje në marrëveshjen me "Behtel dhe Enka" duke theksuar se ato si grup parlamentar kanë iniciuar ligje për siç thotë, "ndërtimi të zgjasë më shkurtë dhe më lirë".

"Milloshoski gënjen. Milloshoski gënjen paturpësisht. Krijon qëllimisht lajme të rreme dhe mashtron publikun. Ne, një grup deputetësh kemi iniciuar një ligj që ndërtimi të zgjasë më shkurt dhe më lirë. VMRO-ja së bashku me partinë E Majta po bllokon ligjet me vetëdije dhe qëllimisht po i kushton qytetarëve mbi 150 milionë euro dhe dy vite të tjera të humbura nga jeta e tyre", thekson në postimin e tij Ademi.

Nëse kërkojnë justifikime për të bllokuar ligjet, le të gjejnë një arsye më logjike dhe jo të përdorin gënjeshtra. E kërkuan kontratën, do ta marrin dhe le të vendosin vetë se cilin komision duan ta mbajnë dhe të vendosin vetë se kur do të mbahet.

"Me sa duket tani po sajojnë gënjeshtra për të vazhduar spekulimet për projektin më të madh strategjik të shtetit", ka thënë deputeti Ademi.

Deputeti i VMRO-DPMNE-së, Antonio Milloshoski sot në një konferencë për media deklaroi se sipas Ligjit për informacione të klasifikuara kërkojnë që të kenë mbikëqyrje në Marrëveshjen për "Behtel dhe Enka", e jo siç tha ai që ndonjë ministër t'u shpjegojë për këtë. Milloshoski thekson se Marrëveshjen tashmë kanë pasur mundësi ta shohin tetë deputetë të BDI-së dhe dy të LSDM-së, nga të cilët, siç tha, "dy deputetë nuk kanë pasur certifikatë sigurie".

QËNDRONI TË LIDHUR