• e hënë, 23 dhjetor 2024

Ademi - Gir: Aktivitetet e Gjykatës supreme janë shembull i mirë për gjithë gjyqësorin

Ademi - Gir: Aktivitetet e Gjykatës supreme janë shembull i mirë për gjithë gjyqësorin

Shkup, 5 gusht 2024 (MIA) - Kryetarja e Gjykatës supreme, Besa Ademi sot ka realizuar takim pune me ambasadorin e Bashkimit Evropian në vend, Dejvid Gir.

Ademi në takim theksoi se është me rëndësi të madhe që aktivitetet e gjykatës më të lartë në vend të vlerësohen pozitivisht në Raportin e ri për sundimin e ligjit të Bashkimit Evropian, kumtoi Gjykata supreme.

"Vlerësimet pozitive për Gjykatën supreme të Republikës së Maqedonisë së Veriut paraqesin vazhdimësinë e raporteve të Komisionit Evropian viteve të fundit dhe ky është një motiv i madh për të vazhduar me të njëjtat angazhime dhe qëllime programore. Zbatimi i rekomandimeve të Komisionit Evropian është kyç në rrugën tonë evropiane", theksoi Ademi, duke falënderuar ambasadorin për përkushtimin e tij dhe mbështetjen e BE-së për sundimin e ligjit dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Ambasadori Gir theksoi se inovacioni dhe kreativiteti i Gjykatës supreme është për t'u përshëndetur, veçanërisht çështjet që kanë të bëjnë me hapjen e gjyqësorit, interesin publik dhe avancimin e praktikës gjyqësore, ku përfshihen edhe parimet e transparencës në lëndët me interes publik, zbatimin e Konventës evropiane për mbrojtjen e të drejtave të njeriut dhe çështjen e një mjedisi të shëndetshëm.

Në takim u theksua rëndësia e vizitave të kryetares së Gjykatës supreme në gjykatat më të ulëta në të gjithë vendin, ku u diskutuan çështjet thelbësore në fushën e pavarësisë financiare, personelit, efikasitetit, llogaridhënies dhe solidaritetit.

Foto: Gjykata supreme

 

QËNDRONI TË LIDHUR