• e premte, 05 dhjetor 2025

Adem Çuçuli u propozua unanimisht për kryetar të KSHPK-së, seanca plenare për votim në fillim të dhjetorit

Adem Çuçuli u propozua unanimisht për kryetar të KSHPK-së, seanca plenare për votim në fillim të dhjetorit

Shkup, 21 nëntor 2025 (MIA) - Adem Çuçul, jurist i diplomuar me provim të kaluar të jurisprudencës do të propozohet nga Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në Kuvend për kryetar të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit. Komisioni për përzgjedhjen e kandidatëve për kryetar të Antikorrupsionit për Çuçulin kanë dhënë vlerësimet më të larta, dhe ashtu ai mori 96,5 pikë. Çuçul është sekretar aktual i përgjithshëm i Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe atje punon tashmë 19 vite.

Komisioni për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mënyrë unanime e solli vendimin e Kuvendit të propozohet Çuçul për kryetar të Antikorrupsionit. Sipas informatave të Kuvendit, seanca plenare në të cilën duhet të votohet ky Propozim-vendim do të mbahet në fillim të dhjetorit.

Sipas Komisionit për përzgjedhjen e kandidatëve, Çuçul ka treguar përvojë të madhe në parandalimin e korrupsionit dhe ndeshjes së interesave, si dhe vizion të qartë dhe plan konkret për punën dhe zhvillimin e KSHPK-së.

Shpallja për paraqitjen e kandidatëve për kryetar të Komisionit Antikorruptues ishte publikuar gjatë verës, por procedura ishte ndërprerë në kohë për shkak të zgjedhjeve lokale.

Nga 13 kandidatët, aq sa janë paraqitur në shpalljen e Kuvendit për zgjedhjen e kryetarit të ri të Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit (KSHPK), u përzgjedhën 10, ndërsa intervista me to filloi të martën. sa/ 

FOTO: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR