• e mërkurë, 27 nëntor 2024

Acevski: Në raportet revizore janë konstatuar parregullsi në Klinikën e onkologjisë dhe në Spitalin e Manastirit

Acevski: Në raportet revizore janë konstatuar parregullsi në Klinikën e onkologjisë dhe në Spitalin e Manastirit

Shkup, 8 tetor 2023 (MIA) - Revizori kryesor shtetëror, maksim Acevski në intervistë për "Radion Evropa e Lirë" thekson se në raportet revizore të publikuara në prill janë konstatuar parregullsi në Klinikën e onkologjisë dhe në Spitalin e Manastirit.

Ajo që është identike për të dy klinikat, thotë Acevski, është se dy institucionet disponojnë me akselerator i cili është i dedikuar për mjekim të pacientëve në onkologji, por për shkak të kushteve të krijuara të reja është dhënë shumë më e madhe e mjeteve, ndërsa aparatet nuk janë vënë në funksion.

Për Klinikën e onkologjisë, siç thotë, është konstatuar edhe se ka pasur problem edhe në mënyrën në të cilën është zhvilluar dhënia e terapisë.

"Nëse e shihni përmbajtjen e raportit të fundit revizor apo përmbledhjen, është konstatuar se ka probleme në mënyrën në të cilën është zhvilluar dhënia e terapisë, personat të cilët janë vënë në terapi, furnizimi i terapisë dhe evidentimi. Sipas përllogaritjeve, terapia e cila është marrë, është në shumë prej 6 milionë eurove dhe shihet se është evidentuar në fund të vitit. Negative në punën e klinikës është që ka numër të madh obligimesh të cilat janë ndërmarrl jashtë buxhetit të paraparë për punën e saj", thotë Acevski.

I pyetur nëse është kërkuar ndihmë nga hetuesit, Acevski sqaron se dëshmitë drejt të cilave vijnë revizorët, ruhen në formë elektronike dhe gjithçka me të cilën disponojnë, dorëzohet në prokurorinë publike.

Për Spitlain e përjgithshëm në Manastir, revizorët konstatuan parregullsi në pjesën e përmbushjes së minimumit ligjir për orë të punës për orarin e rregullt përkundër pagesës më të madhe për kujdestaritë dhe në të njejtën kohë angazhimi i personelit të njejtë mjekësor në ente të tjera mjekësore. ab/

Foto: МIА arkivi

 

QËNDRONI TË LIDHUR