• e martë, 24 dhjetor 2024

ABSM/AOLF kërkojnë tërheqje të Ligjit për lojëra të fatit dhe formimin e grupit të punës në të cilin do të përfshihen

ABSM/AOLF kërkojnë tërheqje të Ligjit për lojëra të fatit dhe formimin e grupit të punës në të cilin do të përfshihen

Shkup, 9 tetor 2023 (MIA) - Asociacioni i Bastoreve Sportive të Maqedonisë (ABSM) dhe Asociacioni i Organizatorëve të Lojërave të Fatit (AOLF) sot i përsëritën kërkesat për tërheqje urgjente të Ligjit për lojëra të fatit dhe formimin e grupit të punës nga ekspertë, përfaqësues të industrisë dhe Qeverisë me qëllim të miratimit ligjit të ri funksional. 

Siç deklaruan sot, kanë marrë infomacion se në rend dite të seancës së sotme në Komisionin për Çështje Evropiane do të vendoset Propozim ligji për lojëra të fatit. 

"Kërkojmë tërheqje të Ligjit për Lojëra të Fatit dhe formimin e grupit të përbashkët të punës nga ekspertë, përfaqësues të industrisë dhe Qeverisë për miratimin e ligjit të ri evropian funskional", deklaroi Vasko Ilievski nga Asociacioni i Bastoreve Sportive para Kuvendit. 

Ilievski theksoi se miratimi i këtij ligji do të shkaktojë mbyllje të industrisë së ligjshme dhe do të hapet derë e gjerë e ekonomisë gri.

Sipas tij, ligji është bërë pa analizë adekuate, hulumtim, shfrytëzim të fakteve dhe argumente me shmangie tendencioze të debatit dhe keqpërdorimit të flamurit evropian. 

Goran Stoimenov, përfaqësues i Asociacionit të Organizatorëve të Lojërave të Fatit (AOLF) theksoi se anëtarët e AOLF janë përfaqësues edhe të kompanive të huaja të cilët indirekt ndihmojnë mes 54 deri 100 mijëra vende të punës në vend, dhe siç tha, e pakta që presin është që të trajtohen si investitorët e tjerë të huaj. 

Ilievski dhe Stoimenov potencuan se nëse thirrjet nuk japin rezultat , janë të gatshëm që të organizojnë protesta masive. fc/

Fotografitë: MIA/ AOLF

 

QËNDRONI TË LIDHUR