• e hënë, 23 dhjetor 2024

Abdulrahman al Tani: Ka përparim në negociatat për pengjët në Gazë

Abdulrahman al Tani: Ka përparim në negociatat për pengjët në Gazë

Doha, 25 tetor 2023 (MIA) - Kryeministri i Katarit dhe ministër i Punëve të Jashtme, Mohamed bin Abdulrahman al Tani sot ka deklaruar se ka pasur përparim të caktuar në negociatat për pengjët e rrëmbyer nga grupi palestinez Hamas gjatë sulmit izraelit të 7 tetorit.

“Nëse mund të arrijmë një marrëveshje mes dy palëve, shpresoj se së shpejti do të shohim përparim. Negociatat janë ende në vazhdim", tha Al Tani në konferencë për shtyp.

Siç raporton Si-En-En, ai tha se numri i fëmijëve të vrarë në Gazë e tejkalon numrin e fëmijëve të vrarë në Ukrainë. "Mirëpo, nuk kemi parë të njejtin reagim", tha kryeministri i Katarit.

Katari dhe Egjipti ndërmjetësojnë negociatat mes Izraelit, SHBA-së dhe Hamasit për lirimin e të burgosurve. rq/bsh/

Foto: MIA Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR