Abdiu-Halili: Ligji i ri për buxhet organik, pjesë e reformës në financat publike
- - Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 33, "Dispozitat financiare dhe buxhetore" pjesë Klasterit 5 "Resurset, bujqësia dhe kohezioni".
- Post By Fitore Curri
- 12:02, 20 tetor, 2023
Bruksel, 20 tetor 2023 (MIA) - Sot në Bruksel filloi skriningu bilateral për Kapitullin 33, "Dispozitat financiare dhe buxhetore" pjesë Klasterit 5 "Resurset, bujqësia dhe kohezioni".
"Disa nga zhvillimet më të fundit përfshijnë miratimin e Ligjit të ri për Buxhet organik që është pjesë e reformës në financat publike. Këshilli Fiskal tashmë është themeluar nga Kuvendi në shtator 2023” – theksoi mes tjerash Abdiu Halili në fjalimin hyrës para ekspertëve të Komisionit Evropian në kuadër të skriningut dypalësh për Kapitullin 33 - "Dispozitat financiare dhe buxhetore", që është pjesë e Klasterit 5 - "Resurset, bujqësia dhe kohezioni".
Siç informojnë nga Sekretari i Çështjeve Evropiane (SÇE), Kapitulli 33 ka të bëjë me aftësinë dhe kapacitetin tonë administrativ si shtet për të kontribuar në buxhetin e përbashkët BE-së, kur të bëhemi shtet anëtarë i plotë i BE-së. sapo të bëhemi një Shtet Anëtar. Disa nga çështjet që do të trajtohen në kuadër të këtij kapitulli, janë trajtuar tashmë gjatë skriningut bilateral për Kapitullin - 16 Taksat dhe 29 - Doganat, të cilat janë drejtpërdrejt të lidhura me këtë kapitull.
Delegacionin shtetëror për Kapitullin 33, i cili kryesohet nga Ministria e Financave, e përbëjnë edhe përfaqësues të institucioneve të tjera relevante si: Drejtoria e të ardhurave publike, Administrata doganore, Ministria e mjedisit dhe planifikimit hapësinor, Enti Shtetëror Statistikor si dhe Sekretariati për Çështje Evropiane.
Takimet e ardhshme të skriningut bilateral me Komisionin Evropian për Kapitullin 13 - Peshkataria, janë paraparë të mbahen me 26 dhe 27 tetor në Bruksel. fc/