• e hënë, 23 dhjetor 2024

Abazi dhe prokurorët e PTHP NKOK në brifing me gazetarët informuan për ecurinë e rasteve në të cilat janë duke punuar

Abazi dhe prokurorët e PTHP NKOK në brifing me gazetarët informuan për ecurinë e rasteve në të cilat janë duke punuar

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Në brifingun e sotëm me gazetarët, kreu i Prokurorisë për ndjekjen e krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe prokurorët e kësaj prokurorie informuan për ecurinë e disa lëndëve që janë duke u punuar në PTHP NKOK, ndërsa të cilat "Perandoria", "Transmet", "Gërçec", "Behtel dhe Enka", "Soravia" dhe "Banka Eurostandard".

Lidhur me kontratën me "Behtel dhe Enka", prokurorja e cila vepron në këtë lëndë, Katerina Kolaroviq, informoi se ka një lëndë sipas zërave i hapur në lidhje me një prokurim publik që ishte shpallur për përzgjedhjen e një kompanie që duhet të kryejë mbikëqyrjen e ndërtimit.

Ajo theksoi se vendimi për këtë lëndë merr shumë kohë sepse në të punon një hetues me ndihmën e hetuesve të tjerë.

"Në lidhje me këtë çështje kemi bashkëpunim edhe me Entit shtetëror për revizion për të cilin paralajmëruam se në të ardhmen e afërt do të publikojë raporte. Të dy prokurorimet publike janë analizuar terësisht, janë bërë biseda, është marrë një pjesë e madhe e dokumentacionit, kur të kemi një moment konkret nëse do të hapët procedurë hetimore do të informoheni"; tha ajo.

Në lidhje me lëndën "Perandoria",  e cila i referohet "keqpëdorimit të pozitës zyrtare", "larje të parave" dhe "mashtrim", Abazi informoi se procedura është në fazë të gjykimit për të akuzuarit e mbetur nga lënda.

Ai përmendi lëndt e përfunduara për rastet me ish-sekretarët e përgjithshëm të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Dragi Rashkovski dhe Muhamed Zeqiri, për të cilat informoi se ka aktgjykim të shkallës së parë dhe lëndët janë në Gjykatën e Apelit, ku vendoset pas ankesës.

Kreu i PTHP NKOK sot informoi për më shumë lëndë që kanë të bëjnë me kontrabandimin e njerëzve, migrantëve, drogës dhe armëve. Këtu e përmendi lëndën "Familja", e cila i referohet një grupi të organizuar me kontrabandë njerëzish dhe migrantësh për të cilin tha se ishte një operacion i madh për sekuestrimin e armëve, ku për herë të parë pas disa vitesh kanë lidhur grupe të përbashkëta hetime me vende tjera.

E ndau edhe aktvendimin për "Bellanoca", të konfirmuar në Gjykatën e Apelit dhe përmendi një lëndë me të cilën kanë bashkëpunim me Greqinë, ku janë të përfshirë katër shtetas tanë si grup ndërkombëtar për trafik droge.

Në brifingun e sotëm Abazi ndau informacione edhe për rastet me trafikimit me fëmijë, përfshirë edhe ngjarjet në Veles, për të cilat procedura është në vazhdim e sipër.

Përmendi se punohet për një rast për trafik droge në Ohër dhe Strugë, dhe e ndau edhe rastin "Zinxhir" për bashkim kriminal ku ka më shumë të akuzuar me dëm të shkaktuar prej rreth 8 milionë euro.

Në lidhje me hetimin për “Gërçec”, nga PTHP NKOK informuan se janë dorëzuar njoftime, urdhra për lëshimin e fletarresteve kombëtare dhe ndërkombëtare dhe një person ndodhet në paraburgim ekstradues në Spanjë.

Lidhur me dyshimet për korrupsion në burgun e Idrizovës, për të cilin një prokuror dëgjoi një të burgosur të caktuar që fliste për torturë, prokurorët informuan se çështja është në procedurë para hetimore dhe pretendimet verbale duhet të vërtetohen materialisht që hetimi të vazhdojë.

Për rastin "Soravia", i hapur sipas zërave, informoi se pas hapjes kanë mbërritur parashtresa shtesë, ndërsa lënda është në fazën e hetimeve paraprake.

"Prokuroria i është drejtuar disa institucioneve, nga ana e MPB-së veprojnë njësia për korrupsion dhe njësia për hetim financiar. Është përfshirë edhe drejtoria për intelegjencë artificiale dhe Drejtoria e të ardhurave publike. Prokuroria këtë lëndë e shqyrton seriozisht nga disa aspekte, jo vetëm nga aspekti i shitjes së Soravias, por në të gjitha veprimet që kanë të bëjnë me persona konkretë për të cilët shfaqni interes, për të përcaktuar nëse këta persona janë të përfshirë në ndonjë aktivitet të lidhur me institucionet shtetërore, sqaruan nga atje, duke shtuar se përmes kanaleve të brendshme të polciisë janë kërkuar të dhëna nga vendet e treta.

Lidhur me rastin me spitalin modular në Tetovë, informacionet ishin se është ende në hetim paraprak dhe është siguruar dokumentacioni, janë ndërmarrë veprime për marrjen e vendimit të prokurorit publik.

“Jemi në fazën e vendimmarrjes, prokurori publik është duke e studiuar rastin, duam të njihemi me Prokurorinë Publike të Republikës dhe të marrim një vendim të duhur”, thonë nga PTHP NKOK.

Nga aty kanë informuar edhe për rastin “Transmet”, ku kanë treguar se procedura në masë të madhe ka përfunduar dhe pasi prokurori i ri publik i Republikës të njihet me rastin, do të njoftojnë për vendimin.

Prokuroria për krim të organizuar dhe korrupsion sot ka ndarë se kanë vepruar edhe me iniciativën e KSHPK-së për “Holidej in”, gjegjësisht për një PDU të miratuar nga Komuna Qendër për të cilën, siç kanë kumtuar, kanë nisur një hulumtim të gjerë dhe është marrë vendim i prokurorit publik me të cilin është konstatuar se nuk ka vend për veprim të prokurorit publik sipas 353 paragrafit 5, sepse sipas tyre nuk ka lëndim, përkatësisht buxhet nuk i është bërë dëm.

PTHP NKOK sot informoi se para dhjetë ditësh e kanë pranuar ekspertizën për rastin me “Bankës Eurostandard” dhe ia kanë dhënë mbrojtjes.

Në fund të brifingut informoi se kanë ngritur kallëzim ndaj kryetarit të Komunës së Strugës, Ramiz Merko. ls/

Foto: MIA

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR