• e diel, 22 dhjetor 2024

Abasi në një bisedë me Blinekn, e hodhi poshtë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve në Gazë

Abasi në një bisedë me Blinekn, e hodhi poshtë zhvendosjen e detyruar të palestinezëve në Gazë

 Aman, 13 tetor 2023 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abas sot në një bisedë me Sekretarin Amerikan të  Shtetit Antoni Blinken deklaroi se "e hodhi poshtë zhvendosjen e detyruar" të palestinezëve në Gazë, lajmëroi agjencia palestineze VAFA.

Të dy u takuan në kryeqytetin jordanez dhe në këtë rast Abasi tha se zhvendosja e detyruar e palestinezëve në Gazë do të paraqesë një "Nakba të dytë", duke menduar në zhvendosjen masive të palestinezëve në vitin 1948 gjatë luftës që pasoi krijimin e Izraelit. 

 Nakba, ose "katastrofë", ka të bëjë në zhvendosjen e rreth 760.000 palestinezëve, të cilët u larguan ose u dëbuan nga shtëpitë e tyre gjatë luftës së vitit 1948 që përkoi me krijimin e Izraelit.

Abasi theksoi se korridoret humanitare në enklavën bregdetare të bllokuar duhet të hapen menjëherë që të parandalohet një fatkeqësi humanitare, transmetuan mediat britanike. 

Izraeli paralajmëroi se dëshiron t'i ulë viktimat civile në minimum dhe për këtë arsye urdhëroi evakuimin e palestinezëve nga pjesa veriore në jug të Rripit të Gazës. Armata izraelite ka bërë thirrje që e gjithë popullata e Gazës veriore të evakuohet në jug të zonës brenda 24 orëve. 

 Blinkeni dje ishte për vizitë  në Izrael në shenjë mbështetjeje, nga ku bëri të qartë se për sa kohë ekzistojnë SHBA-ja, Izraeli nuk do të duhet të mbrohet kurrë.

Siç është paralajmëruar, Blinkeni sot do të udhëtojë sot në Doha edhe në takime me përfaqësues të Katarit, të cilët kanë kontakte të ngushta me udhëheqjen e Hamasit dhe që po përpiqen të shkëmbejnë të burgosur palestinezë në Izrael për lirimin e dhjetëra izraelitëve dhe të huajve që janë marrë peng nga Hamasi. Blinkeni më pas do të ndalojë shkurtimisht në Bahrein dhe do ta përfundojë ditën me vizitë në Arabinë Saudite. 

 Siç është paralajmëruar, Blinkeni gjatë fundjavës do të udhëtojë edhe në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Egjipt.

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR