• e diel, 22 dhjetor 2024

Abas në Ankara: Gaza është pjesë përbërëse e territorit palestinez

Abas në Ankara: Gaza është pjesë përbërëse e territorit palestinez

Ankara, 6 mars 2024 (MIA) - Gaza është pjesë përbërëse e territorit palestinez dhe është e pamundur në çfarëdo lloj mënyrë të pranohen planet e shtetit okupues, deklaroi presidenti palestinez Mahmud Abas në konferencën e përbashkët për shtyp të mbajtur pas takimit me Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan në Ankara, transmeton Anadolia.

Ai shprehu mirënjohje për Turqinë për mbështetjen e vazhdueshme ndaj Palestinës.

“Duhet të përforcohen përpjekjet për të siguruar mbrojtje ndërkombëtare për Palestinën”, tha Abas.

Presidenti palestinez theksoi se edhe ata duan të zbatohet kjo mbrojtje.

Abas shprehu mirënjohjen e tij të sinqertë për ndihmën që Turqia i ka dërguar popullit palestinez dhe popullit të Gazës.

“Në bazë të vëllazërisë me popullin e Palestinës dhe përgjegjësisë historike, Turqia i përmbush detyrimet e saj në mënyrën më të mirë”, tha presidenti palestinez.

 

Ai shtoi se "në të njëjtën mënyrë, Izraeli vazhdon me krimet dhe masakrat e tij në Bregun Perëndimor", duke vënë në dukje se aktualisht më shumë se 120,000 palestinezë janë vrarë ose plagosur.

Duke theksuar se Izraeli "vazhdon me sulmet e tij të pamatura" në Al-Kuds (Jerusalemin) e pushtuar dhe Bregun Perëndimor, përveç sulmeve në Gazë, Abas tha se vazhdojnë edhe sulmet ndaj migrantëve hebrenj.

Ai deklaroi se duhet të organizohet një konferencë ndërkombëtare për paqen dhe të miratohet një udhërrëfyes.

“Ne nuk e pranojmë deportimin e popullit palestinez nga Gaza dhe Bregu Perëndimor. Izraeli, nga ana tjetër, po përpiqet ta realizojë këtë projekt me shkatërrim. Gaza është pjesë përbërëse e territorit palestinez dhe është e pamundur të pranohen planet e shtetit pushtues në çfarëdo lloj mënyre”, tha Abas.

Ai tha se paqja dhe siguria janë të mundshme me përfundimin e pushtimit izraelit.

Abas shtoi se "besimi, stabiliteti dhe marrëdhëniet e mira fqinjësore mund të arrihen" në rajon duke i dhënë fund pushtimit izraelit. ls/

Foto: EPA 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR