• e hënë, 23 dhjetor 2024

Abas: Është koha për armëpushim në Gazë

Abas: Është koha për armëpushim në Gazë

 Kajro, 5 nëntor 2024 (MIA) - Presidenti palestinez Mahmud Abasi deklaroi se është koha që të implementohet Rezoluta 2735 e Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, e cila mbulon zbatimin e armëpushimit në Rripin e Gazës.

 Abasi këtë e deklaroi në Forumin Botëror që u mbajt në Kajro, kryeqyteti i Egjiptit.

 "Pasi ka kaluar një vit nga fillimi i gjenocidit ndaj popullit tonë në Gazë dhe Bregun Perëndimor, është koha për zbatimin e menjëhershëm të rezolutës 2735 të Këshillit të Sigurimit të KB-së për armëpushim", tha Abasi.

 Abasi deklaroi se SHBA-ja  tre herë  ka përdorur të drejtën e vetos në Këshillin e Sigurimit për propozimet për një armëpushim në Gazë që nga 7 tetori i vitit 2023 dhe theksoi rëndësinë e zbatimit të rezolutës 2334, e cila i bën thirrje Izraelit të ndërpresë menjëherë dhe plotësisht aktivitetet e tij në vendbanimet që janë në kundërshtim me të drejtën ndërkombëtare.

Presidenti palestinez  me këtë rast  e akuzoi Izraelin edhe për krime siç janë gjenocidi, spastrimi etnik, uzurpimi i tokës dhe burimeve natyrore në Palestinë.

 Duke iu drejtuar komunitetit ndërkombëtar, Abasi bëri thirrje që Izraeli të ndalet, për të siguruar që ai të mbahet përgjegjës dhe të ndëshkohet për veprimet dhe krimet e tij.

 "Anëtarësimi i plotë i Palestinës në KB është një e drejtë themelore për të garantuar drejtësi dhe stabilitet në rajon", tha presidenti palestinez Abasi.

 Foto: Anadollu

 

QËNDRONI TË LIDHUR