A po hiqen rregullat për lëngjet dhe detyrimet e bagazheve në BE? Jo shumë shpejt
- A planifikoni të shkoni me pushime në një vend të BE-së, por keni frikë se do t'ju mbarojë sapuni dhe shampoja sepse aeroporti nga i cili po niseni ka rregull të vjetëruar për jo më shumë se 100 ml lëngje në bagazhet e dorës? Apo se për bagazhit tuaj të dorës do t'ju arkëtojnë shtesë?
- Post By Fitore Curri
- 17:34, 14 gusht, 2025
ENR-Bruksel
11 gusht 2025
A planifikoni të shkoni me pushime në një vend të BE-së, por keni frikë se do t'ju mbarojë sapuni dhe shampoja sepse aeroporti nga i cili po niseni ka rregull të vjetëruar për jo më shumë se 100 ml lëngje në bagazhet e dorës? Apo se për bagazhit tuaj të dorës do t'ju arkëtojnë shtesë?
Lajmi i mirë është se aeroportet në të gjithë BE-në së shpejti do të guxojnë të heqin rregullin, jopopullor për vite me radhë, me të cilin kufizohen lëngjet në bagazhet e dorës.
Megjithatë, bagazhet e dorës mbeten temë e diskutueshme, pasi ligjvënësit e BE-së këmbëngulin në ndalimin e aviokompanive që të arkëtojnë për bagazhet e dorës – një vendim që kundërshtohet fuqimisht nga sektori i aviacionit.
Por së pari le të rikthehemi te lëngjet. Në këtë rast, pasagjerët nuk duhet të mbajnë lëngje në shishe më të mëdha se 100 mililitra dhe shishet duhet të vendosen në qese plastike transparente me zinxhir, e cila mund të përmbajë gjithsej deri në 1 litër lëngje .
Ky rregull u prezantua në vitin 2006 pasi autoritetet parandaluan një sulm të planifikuar terrorist me eksploziv të lëngshëm të kontrabanduar në një aeroplan në aeroportin Londër-Hitrou.
U deshën gati 20 vjet, por BE kohët e fundit miratoi skanera që zbulojnë me besueshmëri eksplozivë të lëngshëm, duke bërë të mundur heqjen e kufizimeve shumëvjeçare.
Një zëdhënëse e Komisionit Evropian deklaroi se skanerët e rinj CT, të ngjashëm me ato të përdorura për imazhet mjekësore, mund të zbulojnë me besueshmëri kërcënimet dhe t'u lejojnë pasagjerëve të mbajnë shishe më të mëdha nëse provohet se lëngjet janë të sigurta. Tani i takon secilit aeroport individual të miratojë teknologjinë, shtoi ajo.
Sipas Komisionit, rreth 700 skanerë që përdorin softuerin e ri janë aktualisht në përdorim ose po instalohen në 21 vende të BE-së. Sipas mediave, ka aeroporte në Gjermani, Holandë, Itali, Spanjë dhe Irlandë që tashmë i përdorin ato.
Nuk mund të sendërtohet brenda natës
Disa aeroporte në BE lehtësuan kufirin e lëngjeve që në korrik të vitit 2024, pas instalimit të skanerëve të rinj CT që mund të vizatojnë shpejt një pamje tre-dimensionale të përmbajtjes së valixhes.
Por, përfaqësuesit e BE-së kanë shprehur dyshime në lidhje me cilësinë e skanerëve të rinj të bagazheve. Për shembull, në Gjermani, Policia Federale Gjermane dhe operatori i Aeroportit të Frankfurtit Fraport kanë treguar gishtin në ndryshimin e ardhshëm të rregullave.
Prandaj, Komisioni Evropian rivendosi një kufizim "të përkohshëm" në shqyrtimin e lëngjeve "në aeroporte të caktuara të BE-së" si masë parandaluese nga 1 shtatori i vitit 2024, megjithëse pak më të relaksuar – lëngjet, nëse janë në një qese transparente, mund të mbahen në bagazhin e dorës.

Kontrolli aeroporti lëngjet (DPA)
Miratimi zyrtar i skanerëve të rinj nga BE tani lejon që aeroportet të fillojnë t'i përdorin ato në kontrollet e sigurisë. Megjithatë, prezantimi i tyre do të kërkojë kohë për shkak të pajisjeve të vjetruara dhe pengesave teknike.
Zëdhënësja e Shoqatës së Aeroporteve në Gjermani tha se vendoska e plotë në të gjithë vendin është komplekse dhe e shtrenjtë, se kërkon jo vetëm pajisje të reja, por edhe ndryshime strukturore për shkak të vëllimit më të madh të makinave.
Në aeroportin e Frankfurtit – më i ngarkuari në Gjermani – 40 nga rreth 190 korsi sigurie janë të pajisura me sistem të ri dhe 40 të tjera janë porositur, tha zëdhënësja. Megjithatë, udhëtarët janë ende të kufizuar në 100 mililitra sepse nuk dihet se cili skaner do të kontrollojë valixhet e tyre – dhe disa nga pajisjet e reja nuk kanë ende softuerin e nevojshëm.
Ngjashëm është edhe me aeroportin e Mynihut, ku përditësimi i softuerit është shtyrë deri në fund të sezonit turistik veror.
Në aeroportin kryesor ndërkombëtar të Sllovenisë, Aeroportin Jozhe Puçnik të Lubjanës, operatori gjerman Fraport po përditëson pajisjet me rreze X për të kontrolluar bagazhet e dorës kur të hapë një terminal të ri në vitin 2021. Teknologjia e përparuar tashmë është duke u përdorur atje në përputhje me standardet më të fundit EDS 3.1 për verifikimin e bagazhit të kontrolluar, i cili bën analizë tre-dimensionale të përmbajtjes së bagazhit dhe mund të zbulojë eksploziv.
“Për sa i përket bagazheve të dorës, ende po shqyrtojmë të gjitha aspektet në këtë moment: përfitimet, kostot, hapësirën e nevojshme dhe ndikimin në kontrollet e përgjithshme të sigurisë. Ky është një investim i madh, i cili përfshin jo vetëm blerjen e pajisjeve, por edhe përshtatjen e infrastrukturës dhe organizimit të terminalit”, njoftoi kompania.
Në Spanjë, një skaner i ri CT është tashmë në përdorim në Aeroportin Palma de Majorka, e skanerë të tillë po instalohen gjithashtu në Aeroportin Adolfo Suarez Madrid-Barahas dhe Aeroportin Hozep Tarradellas Barcelona-El Prat, ku ato përdoren në disa korsi të kontrollit të sigurisë.
Në Rumani, përditësimi i softuerit për të përmbushur kërkesat për heqjen e kufizimeve të aeroportit është pothuajse gati. Ka fluturime ndërkombëtare nga dymbëdhjetë aeroporte në Rumani.
Kompania shtetërore Aeroportet e Bukureshtit informoi Agerpres se heqja e kufizimeve varet nga përfundimi i instalimit dhe vënies në punë të të gjitha pajisjeve. Sipas planit të projektit, kjo duhet të ndodhë më së voni në tremujorin e parë të vitit 2026.
Inteligjenca rumune, e cila kryen kontrolle sigurie në të gjitha aeroportet në Rumani, tha në korrik se heqja e kufizimeve mbi lëngjet në bagazhet e dorës do të ishte e mundur vetëm në aeroportet në Rumani që kanë përditësuar plotësisht dhe kanë konfirmuar zyrtarisht besueshmërinë e pajisjeve.

Lufta për bagazhet e dorës "falas"
Një çështje e dytë e diskutueshme në lidhje me trafikun ajror është lejimi i bagazheve të dorës. Biletat e linjës ajrore me kosto të ulët përfshijnë vetëm një artikull të vogël në kabinë – të tilla si një çantë shpine ose çantë laptopi – dhe tarifa shtesë për bagazhet e tjera të dorës. Organizatat e të drejtave të konsumatorëve e konsiderojnë këtë praktikë të paligjshme.
Në maj, rreth pesëmbëdhjetë shoqata evropiane i kërkuan Komisionit Evropian të hapë një hetim në nivel të BE-së për arkëtimin e bagazheve të dorës nga shtatë linja ajrore me kosto të ulët.
Shoqata franceze e konsumatorëve Konsum, banim dhe mjedisn jetësor ka akuzuar publikisht Izixhet, Norvixhan, Rajaner, Transavija, Volotea, Vueling dhe Vizer për "imponimin e kostove të tepërta për konsumatorët".
“Gjykata Evropiane e Drejtësisë vendosi në vitin 2014 se transporti i bagazheve të dorës nuk mund t 'i nënshtrohet kompensimit shtesë nëse plotëson kushte të arsyeshme për sa i përket peshës, dimensioneve dhe rregullave të sigurisë,” theksoi shoqata.
Megjithatë, kolektivi i shoqatave shprehet se shtatë linjat ajrore ngarkojnë tarifa për bagazhet e dorës me madhësi të arsyeshme, të cilat i konsiderojnë “të mëdha”: 36 euro për Rajaner, pothuajse 43 euro për Izixhet dhe deri në 280 euro për Vueling, nëse nuk përputhet me dimensionet e përshkruara nga aviokompania.
Në qershor, komiteti i transportit i Parlamentit Evropian miratoi një propozim që do t'u lejonte pasagjerëve të sillnin një send personal në kabinë, të tillë si një çantë dore ose çantë shpine, plus bagazhin e dorës deri në 7 kilogramë pa kompensim shtesë.
Kjo masë, e cila do të zbatohet për të gjitha fluturimet që nisen ose zbresin në 27 shtetet anëtare të BE-së, u miratua si pjesë e paketës së ndryshimeve në rregulloren e të drejtave të pasagjerëve të propozuar nga Komisioni Evropian.
Shoqata e industrisë Aviokompani për Evropë e dënoi propozimin, duke thënë se ai do të rezultojë në çmime më të larta fluturimi dhe do të rrisë kostot për pasagjerët pa bagazhe.
Gjithashtu në qershor, një gjykatë spanjolle tha se kishte shtyrë përkohësisht gjobat e larta që qeveria e majtë kishte vendosur për linjat ajrore me kosto të ulët Rajaner dhe Norvixhan. Ministria e Mbrojtjes së Konsumatorëve kishte paralajmëruar gjoba për pesë kompani në nëntor për “praktika të supozuara abuzive”, duke përfshirë tarifimin për bagazhet e dorës, dhënien e informacionit të pasaktë dhe mos transparencën e çmimeve.
Transportuesi irlandez me kosto të ulët Rajaner u gjobit konkretisht për tarifimin e një "shume joproporcionale" për printimin e biletave ajrore në terminale për ata pasagjerë që nuk i printuan ato në shtëpi. Transportuesi britanik me kosto të ulët Izixhet dhe linjat ajrore spanjolle Volotea dhe Vueling u gjobitën gjithashtu.
Propozimi i Komitetit të Transportit të Parlamentit Evropian për bagazhet e dorës tani shkon për votim para të gjithë eurodeputetëve. Ndryshimet e propozuara do t'i nënshtrohen negociatave midis shteteve anëtare, të cilat do të duhet t'i miratojnë ato para se rregullat të hyjnë në fuqi.
Kjo do të thotë që udhëtarët do të duhet të presin pak nëse shpresojnë të sjellin shishe me verë ose vaj ulliri vendor të paketuara në bagazhet e tyre të dorës falas.
Foto: DPA