Kompania turke "Cavo Otomotiv" është e interesuar të investojë në ZZHTI Shkup
- Korporata shumëkombëshe "Cavo Otomotiv" është e interesuar të ndërtojë një fabrikë në ZZHTI Shkup. Investimi do të kapte vlerën e 25 milionë eurove dhe do të krijoheshin 500 vende të reja pune.
- Post By Qefsere Abduli
- 13:05, 9 maj, 2025
Shkup, 9 maj 2025 (MIA) - Korporata shumëkombëshe "Cavo Otomotiv" është e interesuar të ndërtojë një fabrikë në ZZHTI Shkup. Investimi do të kapte vlerën e 25 milionë eurove dhe do të krijoheshin 500 vende të reja pune.
Nga Drejtoria e zonave të zhvillimit teknologjik njoftuan se drejtori Goce Dimovski sot zhvilloi takim me drejtorin e përgjithshëm të kompanisë Kemal Amanoel dhe se ata diskutuan për planet e investimit, gjatë të cilave u shqyrtuan edhe hapat specifik për realizim.
Takimi i sotëm vjen pas takimit të mbajtur në mars të këtij viti gjatë vizitës së delegacionit qeveritar në Turqi.
"Drejtori Dimovski theksoi rëndësinë e investimit të Cavo Otomotiv, duke marrë parasysh se investimet turke në zona janë në rritje të vazhdueshme. Njëkohësisht, u theksuan përpjekjet dhe përkushtimi i Drejtorisë së ZZHTI-së, si një institucion që punon në mënyrë aktive për përmirësimin e kushteve të investimeve në bashkëpunim me Qeverinë dhe të gjitha palët e interesuara", njofton Drejtoria e ZZHTI-së.
Kompania u themelua në vitin 1984 dhe operon në industrinë e pajisjeve të automobilave, duke projektuar dhe prodhuar produkte sigurie, si dhe mekanizma të ndryshëm dhe kabllo operimi për prodhuesit kryesorë të makinave. Përveç Turqisë, kompania është e pranishme edhe në Kanada, Gjermani dhe Sllovaki. qa/
Foto: ZZHTI